Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Tërmeti shkatërrimtar/ Shokon gjeologu: E prisnim një të tillë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tërmeti shkatërrimtar/ Shokon gjeologu: E prisnim një të tillë

Teksa bëri një apel për qytetarët që të mësohen me faktin se ne jemi vend sizmik, gjeologu Klodian Skrame shokoi me deklaratën e tij, teksa tha se pritej një tërmet i tillë si ai i 26 nëntorit. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Skrame tha se tërmeti pritej, por koha nuk dihej.

Teksa bëri një pasqyrë të përgjithshme të situatës, ai u tregua i drejtëpërdrejtë. Gjeologu u shpreh se kemi qytete që kanë tërmetin, apo epiqendrën poshtë këmbëve.

Këtu bën pjesë Vlora, Durrësi, Shkodra, Saranda, Korça, Pogradeci. Po kështu kemi 6 linja të ndryshme përgjatë të cilave zhvillohen tërmetet. Linja më aktive në këtë është ajo që nis nga Mali i Zi, zbret në Greqi dhe kap që nga Shkodra, deri në Vlorë. Duke iu referuar statistikave, ai shtoi më tej se tërmeti kthehet pas 35-40-45 vitesh.

“E prisnim një tërmet të tillë. E dinim që jemi në një zonë sizmike. Nuk e dimë asnjëherë kur. ‘Ku’-ja dihet, pasi ne zonat sizmike i njohim tani. Dihet se kur ndodhin, nuk dimë se kur na vijnë. Po të shihni, kemi një sërë shkëputjesh tektonike dhe ato janë aktive. Mund të kemi raste që këto shkëputje mund të mos jenë aktive, por shumica janë.

Kemi qytete që kanë tërmetin, apo epiqendrën poshtë këmbëve, Vlorën, Durrësi, Shkodra, Saranda, Korça, Pogradeci. Kemi 6 linja të ndryshme përgjatë të cilave zhvillohen tërmetet. Linja më aktive në këtë është ajo që nis nga Mali i Zi, zbret në Greqi dhe kap që nga Shkodra, deri në Vlorë. Tek kjo hartë kemi dhe intensitetin (komenton hartën sizmike). Bota ka ecur përpara, dhe ne ndërtojmë duke u bazuar tek intesiteti, tek ajo që ne quajmë ballë. Studimet janë thelluar, shkojnë më në detaje.

Nuk mund të parashikohet me saktësi sasia e energjisë së akumuluar mes dy pllakave që janë bashkuar me njëra-tjetrën. Këtë që e ka shpjeguar më mirë tërmeti që ra në Acuila. Ne sot për sot nuk e themi dot me saktësi. Nuk e parashikojmë dot që të bjerë një tërmet në orën kaq e aq.

Studimi, instrumentet kanë nisur nga 1900 e më pas. Zakonisht në Itali ishin murgjit që shënonin se këtu psh; ka pasur një shembje. Historikun e tërmeteve e marrim të mirëqene. Më pas bëjmë disa vlerësime statistikore. Tërmeti kthehet pas 35-40-45 vitesh. Kjo është statistikë. Nuk është statistikë si bilancet, por mbi shkrimet. Ajo që mund të bëjmë ne, dhe atë që bëjnë shtetet në Ballkan është se si të ruhemi nga tërmeti.

Do doja ta krahasoja tërmetin me një sëmundje tumorale. Kostot që duhen për të bërë studime janë të mëdha. Përsa i përket objekteve dhe strukturës, duhen inxhinierë ndërtimi. Gjatë luftës u mendua që Durrësi të bëhej si i rrethuar nga ujërat. Atje kishte një urë, Ura e Dajlanit, që lidhte ishullin me tokën. Ka qenë i rrethuar, kënetë dhe u peshkonte aty.

Ideja e arkitektit italian që përmes një drage të lundrohej aty dhe të bëhej si ishull. Ai u bonifikua që të bëhej tokë bujqësore dhe jo e banueshme. Më pas me ndryshimet, aty u ndërtua, me leje, pa leje. Ne mund të ndërtojmë, ku zbatohet kushti teknik. Si në rastin e Dubait, Holandës. Por kush janë kushtet teknike që ne ndërtojmë? Kushtet teknike janë të 89-ës.

Morën euro-kodin të 2008-ës, dhe thanë që këtë duhet ta modifikojmë. Ne për fat të keq, jemi akoma me kodin teknik të 89-ës, që për atë kohë ishte i saktë. Në majë të një kodre të çarë, mund të kemi amplifikim të valës sizmike. Ish-këneta është trualli më i keq që ekziston për valët sizmike.

Në Shqipëri jemi në një zonë sizmike, duhet të mësohemi që të kemi një tërmet. Duhet të bëjmë studime. Godina në kënetë pati një zhytje, ngeli vetëm papafingo. Në krah të djathtë të saj kemi një godinë 5 katëshe që qëndron në këmbë. Në rastin e vilës 4-katëshe kemi zhytje (banesa e familjes Lala). Të gjithë shtetet kanë pasur një tërmet, të gjithë janë lënduar. Ne të gjithë mund të kontribuojmë.

Kam 3 vite që jam kthyer nga Italia, duhet të bëhet studim gjeo-sizmik. Në zonat që duam të ndërtojmë për këta banorë, është që të karakterizohet trualli dhe më pas të merren kampion. Ne mund të mësojmë nga gabimet e të tjerëve. Koha në këto raste është e rëndësishme. Duhet të mendojmë dhe për të ardhmen, njerëzit duhet të qetësohen sa më shumë. Duhet të mendojmë për të ardhmen, përcaktimi i situatës që kemi dhe ku do të ndërtojmë”, tha më tej ai.

 

 

Tags: gjeologuKlodian Skrametermeti

TË LIDHURA

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

22:58 | 01/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje
Aktualitet

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt
Politikë

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Next Post
A do të zbuten raportet mes Greqisë dhe Turqisë/ Kryeministri grek takon Erdogan

A do të zbuten raportet mes Greqisë dhe Turqisë/ Kryeministri grek takon Erdogan

Përmbytjet në Francë, ndërrojnë jetë 11 persona

Përmbytjet në Francë, ndërrojnë jetë 11 persona

Thumanë/300 personat e parë do të transferohen në hotelet e Shëngjinit

Na duhen të zgjedhurit mes njerëzve







JU REKOMANDOJMË

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com