Kreu i qeverisë, Edi Rama së bashku me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, kanë vizituar banorët e prekur nga tërmeti në Laç.
Sipas disa inxhinierëve të pranishëm, ndërtesat në atë zonë nuk bëhen më pasi kanë pësuar shkatërrime strukturore.
“Janë ato pallatet e ‘liri demokraci ndërto se është begati”, e mbani mend atë shprehjen? Urdhëro begatinë tani. Edhe jam unë i keqi pastaj që prish. Këtu duhet bërë e gjitha nga e para është muhabet kot ky”, tha Rama.
Kryeministri e ka pasqyruar live me video këtë vizitë në Laç.
Pjesë nga biseda mes kryeministrit dhe ministrit Lleshaj:
Lleshaj: Hajde se nuk ka më ca të shohim andej.
Rama: Hajde nuk ka nuk ka, po prandaj jam udhëheqësi unë që të gjej shtegun aty ku s’ka. E shef që ke ca shef Sandër? Po mirë mbi përrua ka ndërtuar ky vëllai këtu? I ka hipur sipër përroit, vë dhe krevatin sipër edhe qejf o qejf. Tani duhen parë të gjitha historitë bashkë.
Lleshaj: Ndërhyrja aty është mëse emergjente, sa herë bie shi aty bëhet nami.
Rama: Këta janë ata të ‘Rama ik’, imagjino të kisha ik unë kë do kishit tani.
Qytetari: Kryeministër të gjithë thonë ‘Rama ik’ ne po themi Rama hajde tani.
Rama: E di e di se ju ndërroi mendja juve tani. Nuk iki unë as sot as nesër.
Qytetari: Dua të më tregoni a të fle as mos të fle. Nuk dua as të ha as të pi.
Rama: Do durosh pak, sa fëmijë ke? Dy? Shko pyet gruan sa kollaj bëhen se ti e ke pasur kollaj.