Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Mos humbni asnjë sekondë të jetës”/ Patozi: Koha që ta mbrojmë atdheun

7 vjet ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi këshillon qytetarët shqiptarë që në këto ditë dhimbjeje, është më e dobishme të dëgjohen sizmologët dhe psikologët, se politikanët.

Përmes një postimi në “Facebook”, Patozi shkruan se politikanët duhet të kuptojnë se tërmeti nuk të çon drejt fitores, si dhe as të mban më pushtet.

Ndër të tjera, kreu i BD-së nënvizoi se është koha të mbrojmë atdheun. “Ata që thonë se në këto ditë të jashtëzakonshme po sakrifikojnë për flamurin dhe për Shqipërinë, janë thjesht mashtrues apo sharlatanë, të cilët po shtiren botërisht si patriotë”, shtoi ai.

Postim i i plotë:

SOT NUK ËSHTË KOHA PËR BILANC

(Ose një këshillë modeste për motrat dhe vëllezërit e prekur dhe lënduar nga fatkeqësia)

Në këto ditë të vështira pas tragjedisë së 26 nëntorit, ju lutem, dëgjoni dhe respektoni sa më shumë dhe me përulje sizmiologët, inxhinierët, arkitektët, urbanistët, psikologët, madje edhe astrologët, po të doni, sepse edhe ata mund të jenë gjithsesi më të vlefshëm.

Mos humbni asnjë sekondë të çmuar të jetës suaj të tronditur dhe të traumatizuar, duke ndjekur atë që thonë politikanët, e aq më pak të futeni në debatin e pafundëm se cili është engjëlli midis tyre. Sepse edhe vetë këta të fundit duhet ta mësojnë se është e sigurt që tërmeti, sado i rëndë të jetë, as të mban dot me zor në pushtet, por as të çon automatikisht tek fitorja.

Sot është koha që ta mbrojmë atdheun, duke e nisur këtë aksion nga vetja, familja, pallati, lagjja dhe qytetit, të cilit i përkasim. Ata që thonë se në këto ditë të jashtëzakonshme po sakrifikojnë për flamurin dhe për Shqipërinë, janë thjesht mashtrues apo sharlatanë, të cilët po shtiren botërisht si patriotë.

Nesër do të ketë kohë boll për të bërë bilancet, prej të cilave jam i sigurt që askush nuk do të shpëtojë. Si ata, që bënë sa mundën për të ndihmuar të prekurit nga fatkeqësia, qoftë edhe duke heshtur apo duke u lutur për ta në distancë, ashtu edhe të tjerët, që nuk lanë gur pa lëvizur për t’ia shtuar artificialisht ballët tërmetit, në mënyrë që të përfitonin politikisht prej tij.

Tags: 6.4 balleastrit patoziatdheuntermeti

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

"Mediat janë skandaloze, nuk ka diskutim", Marin Mema kundërshton Ramën

Koha për reflektim

Dulaku jep sugjerime: Si ta zgjidhim plagën e banesave në një kohë të shkurtër







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com