I ndërtuar para dy vitesh, një pallat në Golem rrezikon shembjen. Banorët janë trembur dhe nuk kanë guxuar të hyjnë brenda prej frikës dhe rrezikut në rast të një lëkundjeje tjetër. Pallati ka pësuar dëmtime të mëdha si pasojë e tërmetit 6.4 ballë Righter që goditi vendin të martën.
Deri tani nuk kanë pasur askënd ta inspektojë dhe t’u tregojë nëse është i banueshëm. Ata i kanë bërë apel shtetit që t’i ndihmojë.
Rama nuk qetëson dot banorët në Kombinat, revoltohet me Veliajn
“Kjo godinë është e re dhe nuk ka më shumë se 2 vjet që banohet e është në gjendje katastrofike. Është ndërtuar më 2018. Thjesht duhet të vijnë strukturat përkatëse dhe të shikojnë nëse ky pallat është më i banueshëm apo jo.
Nuk ka ardhur askush që të interesohet. Ne duam të dimë nëse ia vlen të jetojmë më apo jo në këtë godinë. Shembja e mundshme e pallatit mund të rrezikojë edhe banesat përreth”, deklaroi banori”, në një intervistë për Neës24.