Në pikën kufitare të Kakavijës është vënë në re një prurje masive e qytetarëve shqiptarë. Radhët janë regjistruar për të hyrë në Shqipëri, nga shteti grek. Paniku që kanë kaluar famijarët e tyre nga tërmeti, i ka detyruar që të mbërrijnë në Shqipëri.
Ndryshe nga sa jemi mësuar me një pjesëmarrje masive të shqiptarëve për festat e fundvitit, shqiptarët që jetojnë atje janë kthyer për të kaluar fundjavën pranë të afërmve të tyre.
Tërmeti në të gdhirë të së martës ishte shkatërrimtar për vendin, ku deri më tani numërohen 50 të vdekur.