Aktualitet

Fati tragjik i familjes Abazi, Rama tregon se çfarë ka vendosur për ta


               Publikuar në : 08:59 - 30/11/19 A F

Tërmetii tragjik ka shkaktuar 50 viktima të konfirmuar deri më tani dhe qindra të plagosur. Ndër ta ishin edhe dy vëllezërit Abazi nga Kosova, të cilët punonin në Shqipëri.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme, kryeministri Rama nuk i ka përjashtuar nga vendimi i Qeverisë së Shqipërisë, lidhur me akordimin e nje shume prej 1 milione lekesh te reja per familjet e viktimave te termetit tragjik, as familjen e dy vëllezërve nga Kosova.

“Projektvendimi që lidhet përsëri me përkrahjen sociale dhe financiar të familjeve të viktimave është projektvendimi që ka të bëjë me akordimin direkt të një përkrahje financiare prej 1 milion lekësh të reja për çdo familje dhe patjetër për përballimin e shpenzimeve të varrimit.

Secila prej familjeve të vëllezërve Abazi nga Kosova do të marrë të njëjtën përkrahje financiare prej 1 milion lekësh të reja nga ky vendim i qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Besoj që jemi dakord”, deklaroi Rama.

Shemsedin Abazi, 32 vjeç dhe Isah Abazi, 29 vjeç humbën jetën pas shembjes së hotelit “Tropikal” në Durrës.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT