Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shqipëri, mbi 5200 të pastrehë dhe 1200 banesa të dëmtuara

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Video/ Nxirren të pajetë nënë e bir nga rrënojat, shkon në 20 numri i viktimave

Në Shqipëri, një bilanc i parë i dëmeve flet për mbi 1200 banesa të dëmtuara, disa dhjetra prej të cilave të shkatërruara e të pabanueshme, ndërsa janë mbi 5200 personat e pastrehë dhe ata që janë sistemuar në çadra apo struktura hoteliere. Shifrat u bën të ditura sot gjatë mbledhjes së Qeverisë, ku u vendos shtrija e gjendjes së Jashtëzakonshme edhe në qytetin e Laçit.

Operacionet e kërkimit në gërmadhat e ndërtesave të rrënuara konsiderohen të mbyllura, përveç një zone, në plazhin e Durrësit, ku vijon puna pasi dyshohet që të jetë ende një trup. Bilanci i viktimave arriti në 49 persona. Durrësi rezulton kështu, të jetë qyteti me numrin më të madh të njerëzve që kanë humbur jetën, 25 viktima. Goditjet e tërmetit shkatërruan duke rrënuar plotësisht, dy hotele në zonën e plazhit, dy pallate në qytet si dhe një banesë trekatëshe në zonën e ish Kënetës. Ndërsa në Thumanë, ku kërkimet u mbyllën që ditën e djeshme, ishin 23 persona që humbën jetën nën rrënojat e dy pallateve të rrëzuar. Në këtë qytezë u zhvillua sot dhe ceremonia e përcjelljes së viktimave të tërmetit.

Ndërsa dy ditë më parë qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës, sot në listë u përfshi edhe Laçi për shkak të dëmeve të mëdha të rregjistruara dhe në këtë zonë. Një ditë më parë një gjë e tillë u kërkua nga kryetari demokrat Lulzim Basha. “Në këtë rast na përputhen shqetësimet dhe idetë”, deklaroi ryeministri nga ana e tij kryeministri, i cili ftoi opozitën të bëhet pjesë dhe e Komitetit për Rindërtimin e dëmeve nga tërmeti.

Zonat e prekura, janë vizituar këto ditë nga drejtuesit më të lartë të Kosovës, të cilët janë gjendur pranë banorëve në një shenjë mbresëlënëse solidariteti. Sot në Durrës ishte kryeministri në ikje Ramush Haradinaj, dhe shumë anëtarë të kabinetit të tij qeveritar. Ndërsa më vete, ishte dhe kryeministri i ardhshëm Albin Kurti. Mbështetja dhe ndihma nga Kosova nuk ka qenë vetëm përmes strukturave shtetërore, por dhe nga qytetarët dhe bizneset, të cilat vetëm ditën e sotme sollën 100 ton ndihma

Shqipëria i kërkon BE-së ekspertë për vlerësimin e dëmeve

Shqipëria ka aktivizuar për herë të dytë, Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian. Pas kërkesës së parë menjëherë pas tërmetit, e cila bëri të mundur mobilizimin e tre ekipeve nga Greqia, Italia dhe Rumania për të ndihmuar operacionet e kërkim-shpëtimit, qeveria shqiptare kërkon tani dhe ekspertë për të bërë vlerësimin e dëmeve në ndërtesa. Sipas një deklarate të Delegacionit të Bashkimit europian në Tiranë “Italia dhe Greqia janë ofruar për të ndihmuar Shqipërinë në këtë drejtim”.

Njoftimi bën të ditur se “ekipi i Mekanizmit për Mbrojtjen Civile të BE-së po punon ngushtësisht me autoritetet vendore dhe donatorët për një vlerësim të konsoliduar të nevojave, me përparësi dhënien e ndihmës në materiale. Mbrëmjen e djeshme, Delegacioni i BE-së kryesoi një takim me shtetet anëtare të BE-së, vendet jo anëtarë të BE që marrin pjesë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, si dhe partnerët e organizatat ndërkombëtare (agjencitë e OKB, USAID etj.), mbi reagimin ndaj emergjencës”.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca deklaroi sot se “Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij janë duke qëndruar përkrah Shqipërisë dhe po punojnë pa ndalim për të ofruar ndihmë në këtë moment shumë të vështirë. Ekspertët e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE dhe dhjetë Shteteve Anëtare të BE, janë aktualisht në terren për të ndihmuar autoritetet qendrore dhe vendore.

Ekipi europian për Mbrojtjen Civile e ka bazën e tij në Delegacionin e BE në Tiranë dhe përbëhet nga ekspertë nga Austria, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar. Dy ekspertë nga Vlerësimi dhe Koordinimi i fatkeqësive të OKB (UNDAC) janë gjithashtu pjesë e komanduar e këtij ekipi./VOA

Tags: shqiperite pastrehetë plagosurtermetiviktima

TË LIDHURA

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i të rrezikshmëve nga Durrësi në Fier
Aktualitet

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i të rrezikshmëve nga Durrësi në Fier

20:51 | 14/01/2026
Pezullimi i vizave për Shqipërinë, Noka: Për shkak të narkoshtetit të Ramës e pësojnë shqiptarët
Politikë

Pezullimi i vizave për Shqipërinë, Noka: Për shkak të narkoshtetit të Ramës e pësojnë shqiptarët

20:36 | 14/01/2026
SHBA pezullon vizat e emigracionit për Shqipërinë, refuzimi nis më 21 janar dhe pa afat
Aktualitet

SHBA pezullon vizat e emigracionit për Shqipërinë, refuzimi nis më 21 janar dhe pa afat

18:43 | 14/01/2026
Next Post
“Na këputi në trup e në shpirt”, Rama: Gjendje e jashtëzakonshme edhe në Lezhë

"Na këputi në trup e në shpirt", Rama: Gjendje e jashtëzakonshme edhe në Lezhë

FSHF nismë të veçantë për fëmijët e prekur nga tërmeti

FSHF nismë të veçantë për fëmijët e prekur nga tërmeti

“Pashë tmerrin, miku im”/Rrëfimi prekës i durrsakut: Edhe kur ha më dridhet luga

"Pashë tmerrin, miku im"/Rrëfimi prekës i durrsakut: Edhe kur ha më dridhet luga







JU REKOMANDOJMË

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten
Showbizz

Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten

by mirseda
22:55 | 14/01/2026
0

Stine ka dhënë së fundmi një intervistë në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ku ka folur...

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

22:18 | 14/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

21:58 | 14/01/2026
Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve

Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve

21:15 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com