Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë të krijuar pas tërmetit që tronditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit.
Përmes një postimi në Facebook , ambasada e SHBA-ve shpreh keqardhjen më të thellë për jetët e humbura nga tërmeti. Ambasada amerikane shpreh gatishmëri për ta ndihmuar vendin tonë me çdo kërkesë që do t’i paraqitet.
“Në këtë përkujtim solemn të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh keqardhjen më të thellë për shkatërrimin dhe jetët e humbura nga tërmeti i 26 nëntorit. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri në krah të vendit tonë mik dhe aleat, Shqipërisë. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës humanitare dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo hapësirë tjetër në nevojë”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.