Pas pasojave që solli tërmeti 6.4 ballë që u regjistrua në Durrës, Kosova nisi trupa nga forcat e sigurisë për të ndihmuar familjet e prekura.
Në rrjetet sociale filloi të qarkullonte një fotografi ku shihej kolona e Forcave të Armatosura të Kosovës në autostradë teksa ishte nisur drejt Shqipërisë.
Por ‘Gazeta Express’ bën me dije se ajo fotografi nuk është aktuale, pasi ajo është bërë pothuajse 2 vite më parë. Sipas saj, fotoja në fjalë është realizuar në kohën kur Shqipëria përballej me përmbytje.
Edhe disa foto prekëse të publikuara sikur i përkasin tërmetit në Shqipëri janë false.
Fotoja e qenit që qëndron afër të zotit është shkrepur në Los Angelos, gjithashtu edhe fotoja kur shfaqet një burrë i vetëm mes rrënojave i ulur duke qarë apo edhe ai i fëmijës së vogël që mbulon fytyrën me duar nuk janë shkrepur në Shqipëri.