Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Heronjtë e tërmeteve/ Ja për sa kohë mund të jetojë një njeri nën gërmadha

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Heronjtë e tërmeteve/ Ja për sa kohë mund të jetojë një njeri nën gërmadha

Gjatë 24 orëve të fundit, 42 tërmete me magnitudë më shumë se 3 ballë kanë goditur Shqipërinë. Në muajin shtator, kur Shqipëria u përfshi nga disa tërmete, nuk u ndjenë kaq shumë lëkundje, dhe të kësaj force sa dje.

Teksa disa persona patën fatin që ti gjenin familjarët dhe jo vetëm, në një kohë të shpejtë nën rrënoja, kishte dhe nga ata të cilët pritën me orë të tëra. Një i ri nga Durrësi është nxjerrë i gjallë nga rrënojat ku ndodhej prej afro 10 orësh, nga shembja e hotelit ‘Mianmar’.

Djali që u shpëtua ishte punonjës i hotelit që u shemb. I riu që u shpëtua ka reaguar duke treguar se ndodhet në gjendje të mirë. Ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit. Djali është personi i 43-të që arriti të shpëtojë pas tërmetit të fuqishëm që preku Shqipërinë.

E dini për sa kohë mund të jetojë një njeri nën gërmadha? Zakonisht, Kombet e Bashkuara i pezullojnë operacionet e kërkim-shpëtimit 5 deri në 7 ditë pas fatkeqësisë, nëse në krye të dy ditëve nuk gjendet më askush i gjallë. Por ka pasur raste, që njerëzit kanë mbijetuar edhe më shumë se aq.

Majin e 2013-s, një grua u nxorr nga gërmadhat e një fabrike në Bangladesh, 17 ditë pas shembjes së godinës. Punonjësit në terren dëgjuan thirrjet e dobëta të saj për ndihmë, e përdorën pajisjet gjurmuese me video e audio, për t’i përcaktuar pozicionin e saktë.

Në vazhdën e tërmetit shkatërrimtar të Haitit, Janarin e vitit 2010, askush nuk mund ta çonte ndërmend se 12 ditë më vonë do të gjendeshin ende të mbijetuar. Kaq ishin ditët që kaloi një burrë në rrënojat e dyqanit ku punonte, i cili përveç të tjerash, edhe ishte grabitur vazhdimisht.

Prej katastrofës natyrore humbën jetën asokohe të paktën 200.000 vetë. Por rasti më i çuditshëm nga të gjithë është ai i një 40-vjeçareje të shpëtuar Dhjetorin e 2005-s, nga ajo çfarë kishte mbetur prej kuzhinës së saj, dy muaj pasi zona e Kashmirit të administruar nga Pakistani, u godit nga një tërmet i fuqishëm.

Mjekët e pranuan edhe vetë, se mbijetesa e Naqsha Bibi në një hapësirë aq të vogël, ku ishte e pamundur të lëvizje, nuk mund të cilësohet ndryshe përveç se mrekulli. Gruaja kishte arritur të qëndronte në jetë për 63 ditë, falë ushqimeve të kalbura që kishte pranë, dhe ujit të shiut.

Në orën 03:54 të mëngjesit, një tërmet i fortë, një prej më të fuqishmëve që ka goditur ndonjëherë vendin, tronditi mbarë Shqipërinë.

Disa ndërtesa u shembën në Durrës e Thumanë nga lëkundjet me magnitudë 6.4 në shkallën Rihter, e intensitet 9 ballë në epiqendrën e regjistruar 32 kilometër larg Durrësit, që u ndjenë edhe në Itali, Greqi, Kosovë, Serbi, Mal të Zi e vendet e tjera të rajonit.

Bilanci është tragjik. 16 viktima, 2 prej të cilëve fëmijë dhe mbi 600 të plagosur. 10 janë viktimat në Durrës.

 

 

 

Tags: durrestermetthumanetirane

TË LIDHURA

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!
Aktualitet

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.
Politikë

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

20:53 | 07/01/2026
Reshjet e dendura rrisin nivelin e Lanës në Tiranë, rrezik për dalje nga shtrati
Aktualitet

Reshjet e dendura rrisin nivelin e Lanës në Tiranë, rrezik për dalje nga shtrati

20:43 | 07/01/2026
Next Post
Pas tërmetit tronditës, Presidenca ul flamurin në gjysmë shtizë

Pas tërmetit tronditës, Presidenca ul flamurin në gjysmë shtizë

“Më nxirrni vëllanë me nusen”, gruaja përlotet në krahët e Ramës

“Më nxirrni vëllanë me nusen”, gruaja përlotet në krahët e Ramës

Tërmetet në Shqipëri, nesër ditë zie në Kosovë

Tërmetet në Shqipëri, nesër ditë zie në Kosovë







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!
Aktualitet

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

by mirseda
21:38 | 07/01/2026
0

Banorët e fshatit Katund i Ri, në Yrshek të Tiranës, kanë denoncuar një problem serioz që po...

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

20:53 | 07/01/2026
Reshjet e dendura rrisin nivelin e Lanës në Tiranë, rrezik për dalje nga shtrati

Reshjet e dendura rrisin nivelin e Lanës në Tiranë, rrezik për dalje nga shtrati

20:43 | 07/01/2026
‘Mos e përmend’/ Përse Mateo qau brenda shtëpisë së ‘BBVA’?

‘Mos e përmend’/ Përse Mateo qau brenda shtëpisë së ‘BBVA’?

19:54 | 07/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com