Pamje tragjike vijnë nga Thumana, aty ku me kalimin e orëve po rritet bilanci i viktimave.
Dyshohet se numri i viktimave mund të ketë shkuar në 15, pas nxjerrjes së dy trupave të pajetë, në një pallat të shembur në Thumanë.
Nga rrënojat është nxjerrë një fëmijë.
Një tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë. Ku pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, ai i orës 03:54 të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e për pasojë solli viktima.