Ka rezultuar i rremë alarmi për një çantë me eksploziv në qendër të Tiranës. Ngjarje e ndodhura para një ore, ku një qytetar njoftoi policinë, për një çantë të dyshimtë në rrugë.
Alarm për bombë në qendër të Tiranës, çudit perimetri i sigurisë
Pasi është siguruar perimetri, forcat xheniere që mbërritën në vendndodhje kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të çantës me anë të pajisjeve robotike.
Nga kqyrja që i është bërë çantës së neutralizuar ka rezultuar se në brendësi ka pasur vetëm vegla pune, si kaçavidë, metër, pinca. Ngjarja është transmetuar live në të gjitha televizonet shqiptare.
Dyshohet se çanta është e harruar në nxitim e sipër. Gjasat janë që i ka rënë ndonjë qytetari i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë në atë zonë.