Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Frenk Kostelo, kush ishte mafiozi që frymëzoi Don Korleonen në filmin “Kumbari”

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Frenk Kostelo, kush ishte mafiozi që frymëzoi Don Korleonen në filmin “Kumbari”

Ashtu si Don Vito Korleone në filmin “The Goodfather” (Kumbari), Frenk Kostelo kishte shumë ndikim mbi politikanët, nuk pranoi të konsumonte asnjëherë drogë, dhe i mbijetoi një atentati që gati i mori jetën. Frenk Kostelo lindi në Kozenca të Italisë në vitin 1891, me emrin Françesko Kastilja.

Ashtu si shumica e mafiozëve amerikanë, Kostelo emigroi në SHBA me familjen e tij në fillim të viteve 1900. Babai i tij kishte shkuar më herët në Nju Jork. Ai kishte hapur një dyqan ushqimor në East Harlem. Me të mbërritur në qytet, vëllai i Kostelos u bë pjesë e bandave të zonës, që merreshin me vjedhje dhe krime të tjera të vogla.

Nuk kaloi shumë kohë, dhe në to u përfshi dhe Frenk Kostelo. Midis viteve 1908-1918, ai do të arrestohej 3 herë për vjedhje dhe sulm fizik. Në vitin 1918, ai e ndryshoi emrin e tij italian, duke e amerikanizuar në variantin Frenk Kostelo. Vitin që pasoi, u martua me dashurinë e fëmijërisë, motrën e mikut të tij të ngushtë.

Po atë vit u burgos për 10 muaj burg, për një grabitje të armatosur. Pas lirimit, u zotua të hiqte dorë nga dhuna, dhe të përdorte më shumë mendjen si armën e tij për të fituar para. Nga ai moment e tutje, Kostelo nuk do të mbante armë me vete, një veprim ky i pazakontë për një bos të mafies. Por kjo sjellje, do t’i jepte gjithnjë e më shumë ndikim në radhët e mafies.

“Ai nuk ishte ‘i butë’. Por ai ishte ‘human’, një njeri i civilizuar, që qëndroi larg dhunës së përgjakshme, në të cilën ishin zhytur bosët e mëparshëm”- u shpreh në një rast avokati i tij.

Kostelo nisi të punonte me Bandën Morelo me qendër në Harlem. Aty ai u njoh me Çarls Luçianon, bosin e bandës në lagjen Lower East Side në Nju Jork. Ata u miqësuan shpejt me njëri-tjetrin, dhe nisën bashkojnë sipërmarrjet e tyre kriminale.

Ndërkohë, u lidhën edhe me disa banda të tjera, si ato Vito Gjenovezes, Tomi Lukezes, dhe bosët mafiozë hebrej Mejer Lanski dhe Benxhamin Sigëll. Banda nisi të fitonte shumë nga lojërat e paligjshme të fatit, por edhe nga kontrabanda e alkoolit. Aktiviteti i fundit, e çoi shpejt në përplasje me bandat irlandeze.

Ata arritën gjithsesi të gjejnë gjuhën e përbashkët, duke formuar atë që u njoh si “Kombinati”, një sistem distilerish që mund të prodhonte dhe kontrabandonte njëherazi 20.000 arka me pije alkoolike. Dukej sikur çdo gjë po shkonte fjollë. Por në vitin 1926, Kostelo dhe bashkëpunëtori i tij irlandez Bill Duajer u arrestuan për korruptimin e një roje bregdetare.

Kostelo doli i pafajshëm, ndërsa Duajer u dënua me burg. Kostelo nisi të drejtojë i vetëm “Kombinatin”, dhe kjo shqetësoi shumë nga njerëzit e Duajer. Kjo gjë shkaktoi një luftë midis tyre, që u quajt si ”Lufta e Birrës”, e zhvilluar kryesisht në Manhatan. Ajo u mbyll me fitoren e italo-amerikanëve, por me koston e shkatërrimit të “Kombinatit”.

Gjithsesi Frenk Kostelo, vazhdoi të punonte me Luçianon në fushën e lojërave të fatit. Përveç lidhjes me kriminelët, Kostelo u bë mik me shumë politikanë, gjyqtarë, police, dhe këdo tjetër që ai mendonte se mund ta ndihmonte në bizneset e tij.

Për shkak të lidhjeve të tij, Kostello filloi të njihet si “Kryeministri i Botës së Krimit”, si njeriu që zbuste mosmarrëveshjet, dhe ndihmonte këdo që kishte nevojë për ndihmën e tij. Në vitin 1929, Kostello, Luçiano, dhe bosti i Çikagos Xhoni Torio, organizuan një takim të të gjithë bosëve të mafies amerikane.

I njohur si takimi i “Shtatë të Mëdhenjve”, ai takim ishte hapi i parë që çoi në themelimin e Sindikatës Kombëtare të Krimit në SHBA. Bosët Salvatore Maranzano dhe Xho Maseria, nuk u ftuan në atë takim. Kostelo mendonte se ata kishin metoda të vjetra brutale në drejtimin e mafies.

Ndërsa bosët e rinj po tentonin të ruanin ekuilibrin midis familjeve mafioze, Maseria dhe Maranzano, nisën një nga luftërat më famëkeqe mafioze të të gjitha kohërave. Maseria kërkonte një dominim të plotë mbi gjithë familjet e tjera. Ai nisi të kërkojë një tarifë fikse prej 10 mijë dollarësh nga anëtarët e familjes Maranzano, në këmbim të mbrojtjes.

Në kundërpërgjigje, Maranzano nisi luftën, duke hyrë në një aleancë me Luçianon dhe Kostelon. Por këta të dy, kishin në kokë një tjetër një plan:t’i jepnin njëherë e mirë fund luftës brenda llojit. Ata kontaktuan fshehurazi me Maranzanon. Xho Maseria u vra në një atentat disa javë më vonë.

Pak muaj më vonë, Luçiano punësoi 2 killera për të ekzekutuar edhe Salvatoren Maranzanon. Pas këtyre eliminimeve, Luçiano, u bë bosi fuqiplotë i mafies në Nju Jork, teksa Frenk Kostelo ishte numri 2. Në vitin 1936, Luçiano u arrestua dhe dënua me 30 vjet burg për drejtimin e një rrjeti prostitucioni. Ai u dëbua nga SHBA-ja dhe shkoi në Itali.

Kontrollin e familjes Luçiano, e mori për 1 vit Vito Gjenoveze. Por edhe ai, u detyrua të largohej në Itali për të shmangur ndjekjen penale. Kështu Kostelo u bë bosi de fakto i familjes. Ai ishte një nga mafiozët me të pasur në SHBA. Por kjo e ekspozoi ndaj agjencive të zbatimit të ligjit.

Gjatë viteve 1950-1951, Senati Amerikan ndërmori një hetim mbi krimin e organizuar, i drejtuar nga senatori nga Tenesi Estes Kefover. Ai mori në pyetje dhjetëra kriminelët më të njohur në SHBA. Kostelo ishte i vetmi mafioz, që pranoi të bashkëpunojë gjatë seancave dëgjimore, me shpresën se në fund do të falej. Por e kishte gabim.

Në vitin 1951 u dënua me burg me 18 muaj, por u lirua pas 14 muajsh. U akuzua sërish për evazion fiskal në vitin 1954, dhe u dënua me 5 vjet burg. Por u lirua në vitin 1957. Po atë vit i mbijetoi për pak një atentati nga mafiozi Vinsent Xhigante. Urdhri për eliminimin e tij ishte dhënë nga Vito Gjenoveze, që nuk u pajtua asnjëherë me drejtimin e familjes Luçiano nga Kostelo.

I tronditur, Kostelo refuzoi të denoncojë në gjykatë rivalin, dhe në fund bëri paqe me Gjenovezen. Ai pranoi që ky i fundit të rimerrte drejtimin e familjes Luçiano. Pavarësisht se nuk ishte më “bosi i bosëve”, Frenk Kostello ruajti njëfarë ndikimi edhe pas tërheqjes së tij në jetën private.

Ai vdiq më 18 shkurt 1973 në moshën 82-vjeçare nga një atak në zemër. Kostelo ishte një nga bosët e paktë të mafiEs që pati një jetë të gjatë dhe vdiq në shtëpinë e tij nga shkaqe natyrale./ TIRANA TODAY

 

Tags: Don KorleonenfilminFrenk Kostelofrymëzoikumbarimafiozi

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Kryeministri i Maqedonisë: Kërkojmë datën, jo anëtarësim e menjëhershëm në BE

Kryeministri Zoran Zaev uron Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe (Video)

Marangozi bamirës/ Me kursimet e jetës, i pagoi shkollën 33 të rinjve amerikanë

Marangozi bamirës/ Me kursimet e jetës, i pagoi shkollën 33 të rinjve amerikanë

Shkonin çdo 3 javë si turistë, shkatërrohet banda shqiptare në Francë

Shkonin çdo 3 javë si turistë, shkatërrohet banda shqiptare në Francë







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

by mirseda
23:19 | 13/11/2025
0

Imagjinojnë se tre atletë përgatiten për një garë të rëndësishme vrapimi. Për fituesin është një premio shumë...

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

22:53 | 13/11/2025
Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

22:08 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

21:38 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com