Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, ka deklaruar se jemi në kushtet ligjore të shpërndarjes së Parlamentit. I ftuar në studion e “FaxNews”, ai tha se Kreu i Shtetit nuk ka bërë shpërndarjen që kur iku opozita, pasi nuk donte ti vinte benzinë zjarrit. Në argumentin e tij, ai shtoi se Meta po tregohet presidencial, pasi vendi është në krizë të rëndë. Duke sjellë në fokus situatën kriminale, Gjata fajësoi policinë. Sipas tij, policia nuk i afrohet “kokave” të mëdha të krimit.
Kemi përplasjen e Metës me Dvoranin, ku ka patur edhe një kallëzim. A kemi të bëjmë me një të vërtetë?
“Presidenti nuk thotë kot, që do e çoj në Prokurori se ka probleme. Presidenti po bën balancën, pasi nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, nuk kemi Gjykatë të Lartë. Sjellja e Dvoranit solli përplasjen e pashmangshme me Metën. Ka të drejtë Presidenti, pasi ka “shpërdorim detyre”. Ndërsa Komisioni Hetimor që kërkon zgjatje hetimesh, është e qartë që nuk kanë asnjë provë për Presidentin. Nuk do të nxjerr asnjë provë kundër Ilir Metës Komisioni”.
VIDEO/ Metës ‘i mbyllën derën’ malësorët e Tropojës me porosi të Berishës
A jemi në kushtet ligjore për shpërndarjen e Parlamentit?
“Po, po jemi. Madje ka rënë Parlamenti, pasi nuk ka 140 emra. Që këtu duhej bërë shpërndarja e tij. Por Meta nuk e bëri shpërndarjen, pasi nuk donte ti vinte benzinë zjarrit. Meta po tregohet presidencial, pasi vendi është në krizë të rëndë. E kuptoni çfarë po ndodh këtu? U qëllua në mes të ditës, një prokuror Arjan Ndoji, i cili pak ditë më parë u kërcënua nga Kryeministri. Policia nuk i afrohet “kokave” të mëdha të krimit, dhe ky Parlament që nuk quhet më Parlament.
“Krimi në vendin tonë është prezent”, Sollaku komenton ngjarjen ndaj prokurorit