Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Dy kukullat e Metës do t’i pushojë KPK-ja”, Ngjela jep paralajmërimin e radhës

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Unë dua të rroj sot, sot kam uri”/ Ngjela përplaset me gazetarin: Kjo nuk është puna juaj

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar sërish për ngërçin e krijuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Avokati analizon veprimet sesi presidenti Ilir Meta po i ruhet shkarkimit nga posti.

Në komentin e tij të radhës në Facebook, ai citon se Metën nuk e përkrah njëri, e ndërsa kërkon të shkatërrojë Shqipërinë, ndaj do nga populli që të marrë armët. Ngjela citon në analizën e tij se në kushtet kur Meta kërkon që të prodhojë krizë, ai ka bërë një gabim juridik.

Këtu i referohet Dvoranit. Sipas avokatit, Kreu i Shtetit nuk e kupton që Dvorani dhe Këshilli i tij vendos radhën e gjyqtarëve kushtetues, ndërsa Meta e ka shkelur këtë radhë jashtë kompetencës së tij.

VIDEO/ Metës ‘i mbyllën derën’ malësorët e Tropojës me porosi të Berishës

Statusi

Meta është President i Republikës, atëherë, përse i duhet këtij populli i ngritur me armë? Nuk ka kolonelë ky President, se ai na tha që është Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë?
Në fakt këtu fillon komedia: se Metën nuk e përkrah njëri dhe nuk ka asnjë kompetencë, por kërkon të shkatërrojë Shqipërinë, prandaj e don popullin nën armë. Dhe, a e dini se kë do të rrëzojë populli shqiptar i armatosur e me Metën si prijës? Ambasadorët e vendeve perëndimore në Tiranë, për të shpëtuar sovranitetin e Shqipërisë. Me këtë, Meta tregon se është i skaduar si arsye politike, por edhe i humbur. Nuk ka asnjë shpresë.

Pse, ju vërtet mendoni se Enver Hoxha u shkëput nga gjithë bota dhe e izoloi Shqipërinë për të mbrojtur sovranitetin e Shqipërisë dhe Marksin? Asfare për Shqipërinë, dhe as për Marksin, por thjesht për pushtetin e tij, por edhe për fatin e tij, se kishte bëre krime, dhe duhej të penalizohej. Njëlloj si Meta nga antikorrupsioni.

Prandaj na duhet të pyesim: ky Ilir Meta, që u ngrit kundër Perëndimit, për vete e ka këtë, apo për Shqipërinë? Sigurisht që për vete, por është me frikë .
Sepse Metës nuk ia mban që të flasë kundër Perëndimit direkt, dhe na thotë “janë shitur ambasadorët, sepse i ka paguar Rama”.
Po, kaq i zoti qënka ky Rama sa të blejë edhe Uashingtonin, edhe edhe Berlinin dhe, edhe Brukselin nëpërmjet ambasadorëve! Pale, pale, po na paska blerë edhe OSBE-në, domethënë Amerikën.
Turp për shqiptarët që kanë si presidentit një armik të shqiptarëve! Nuk shpëton dot.

Pse shqetësoheni, zoti Meta? Ju i thatë Departamentit të Shtetit që “të shkojë në Korenë e Veriut”, dhe nuk ia thatë këtë ambasadorit amerikan në Tiranë, të shitur te Rama.
E kuptoni logjikën e Metës?
Ky njëri tani dallohet që ka deviacion psikik, por duhet të qetësohet. Nuk e merr dot Gjykatën Kushtetuese, se nuk ia pranon kush lodrat fëminore. Kërkon të rrijë ende President i Republikës, sepse mendon që ka dhe afër 3 vjet garanci për të shmangur procesin antikirrupsion të shpronësimit të tij.

Kushedi se çfarë ndodh për tre vjet! Këtë po mendon Meta, dhe po kërkon të fitojë gjyqin në Gjykatën Kushtetuese me gjyqtarët e tij, se atje duhet të shkojë pas shkarkimit që pritet t’i bëjë Parlamenti. Por, nuk ia arrin dot.

Ja që, Departamenti i Shtetit nuk iku për në Korenë e Veriut, dhe vendosi të vijojë reformat në Shqipëri.
Kurse Meta kërkon të krijojë krizë. Por ka bërë edhe një gabim juridik: ka denoncuar penalisht Dvoranin, kryetarin e KED. Sepse nuk e kupton që Dvorani dhe Këshilli i tij vendos radhën e gjyqtarëve kushtetues, kurse Meta e ka shkelur këtë radhë jashtë kompetencës së tij.
Kur prokuroria ta njohë këtë shkelje të Metës për kapërcimin rradhës, askush nuk e zbaton dot dekretin e tij absolutisht të pavlefshëm, se bie në burg.
Por çfarë duhet bërë?

Kriza që ka shkaktuar Meta ndalon menjëherë, sapo dy kukullat e Metës në Gjykatën Kushtetuese t’i pushojë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Domethënë, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Në fakt, këtë krizë e zgjidh vetëm Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM).
Dhe sigurisht që do ta zgjidhë. Po nuk e zgjidhi, Meta nuk i shpëton dot jo vetëm shkarkimit, por as dënimit penal, se tani nuk ka dyshim që po bën një akt antikombëtar ne shpërdorim të detyrës dhe në interes të vet.

Prapaskenat/ Meta e opozita vënë me ‘shpatulla pas murit’ Dvoranin

 

Tags: BerishadvoraniMetaNgjela

TË LIDHURA

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit
Aktualitet

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale
Aktualitet

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025
Durrës/ Arrestohen 2 shoferë për aksidente të shkaktuara nga shpejtësia e lartë
Aktualitet

Durrës/ Arrestohen 2 shoferë për aksidente të shkaktuara nga shpejtësia e lartë

15:09 | 18/07/2025
Next Post
Cakaj: Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve të saj

Cakaj: Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve të saj

Çlirim Gjata flet për skenarin e shpërndarjes së Parlamentit

Çlirim Gjata flet për skenarin e shpërndarjes së Parlamentit

Një propozim i ri francez për Ballkanin Perëndimor

Një propozim i ri francez për Ballkanin Perëndimor

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin
Showbizz

Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

by mirseda
17:04 | 18/07/2025
0

Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji u bënë...

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025
Durrës/ Arrestohen 2 shoferë për aksidente të shkaktuara nga shpejtësia e lartë

Durrës/ Arrestohen 2 shoferë për aksidente të shkaktuara nga shpejtësia e lartë

15:09 | 18/07/2025
Zjarri në Helmës, Kavajë dogji 10 hektarë tokë dhe 30 pemë ulliri; penalizohet i moshuari

Zjarri në Helmës, Kavajë dogji 10 hektarë tokë dhe 30 pemë ulliri; penalizohet i moshuari

14:18 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com