Gazetarja Klodiana Lala ka treguar një ngjarje, në të cilën është i përfshirë një gjyqtar i Shkallës së Parë.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Lala shkruan se polica ka ushtruar kontroll në banesën e gjyqtarit, emrin e të cilit nuk e ka bërë me dije, me argumentin se automjeti është përdorur në një ngjarje.
Sipas Lalës, gjyqtarit ia kishin vjedhur makinën, dhe pasi e kishin përdoruar në një ngjarje, ia rikthyen. Ndërsa shtoi se e gjithë kjo skenë u shënua brenda natës.
“Policia troket ne dyert e një gjyqtari te shkalles se pare. Me argumentin se i kane vjedhur makinen policia i kontrollon imtësisht shtëpinë.
Gjyqtari nuk kishte asnjë dijeni qe i ishte vjedhur makina. Por doli ne fakt qe mjetin ja kishin vjedhur, ja kishin përdorur ne një ngjarje dhe ja kishin kthyer prape. Kjo e gjitha brenda natës. Ngjarja është me fakte te verteta. Por ama me duket se skenar filmi”, shkruan gazetarja Lala.