Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Shqiptarët jetojnë më gjatë në Ballkan, por më pak se europianët

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqiptarët jetojnë më gjatë në Ballkan, por më pak se europianët

Një grua pritet që të jetojë mesatarisht tre vite më shumë se një burrë i lindur në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat pritshmëria e jetëgjatësisë së një burri shqiptar në 2017-n ishte 77.1 vite përkundrejt jetëgjatësisë prej 80.1 vite së një gruaje.

Mesatarisht një njeri i lindur në Shqipëri pritet që të jetojë deri sa të mbushë 78 vite e 6 muaj. Prej 2013-s, treguesi i jetëgjatësisë në linje në Shqipëri është vlerësuar në rritje. Në 2013-n jetëgjatësia në lindje në Shqipëri përllogaritej mesatarisht me 77.9 vite, ku te burrat pritshmëria ishte prej 76 vite jetë, kurse te gratë 80.1. Kjo reflekton se edhe hendeku i jetëgjatësisë në lindje sipas gjinisë në Shqipëri po ngushtohet.

Në Europë Shqipëria renditet e 26 nga 44 vende, duke lënë pas vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, por mbetet pas shteteve të zhvilluara të Europë. Kështu jetëgjatësia mesatare në lindje në Malin e Zi përllogaritet të jetë 76.6 vite, dhe po aq në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi.

Megjithatë, jetëgjatësia në lindje në Shqipëri rezulton të jetë më e ulët se në Bashkimin Europian. Sipas Eurostat jetëgjatësia në lindje në 28 vendet e BE-së përllogaritet të jetë 80.9 vite, ku jetëgjatësia te burrat është 78.3, ndërsa te gratë 83.5.Mesatarisht, burrat kanë tendencë të jetojnë 5.4 vjet më pak se gratë në BE.

Në rajonet e BE-së, Comunidad de Madrid dhe Inner London – West regjistruan jetëgjatësinë më të lartë të jetës së burrave në 82.0 vjet gjatë periudhës 2015-2017, duke u ndjekur nga rajonet në Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në anën tjetër, jetëgjatësia më e ulët e jetës mashkullore gjatë lindjes është regjistruar në Lituaninë qendrore dhe perëndimore (Vidurio ir vakarų Lietuvos regionas, 69.7 vjet), e ndjekur nga rajone të tjera të vendosura në Shtetet Anëtare të Balltikut, Bullgaria, Hungaria dhe Rumania.

Shqiptarët pritet të jetojnë deri 78 vjeç, kryesojnë në rajon/ Si renditemi në Evropë

Diferencat më të mëdha të jetëgjatësisë në Lituani

Në një nivel rajonal, hendeku gjinor për jetëgjatësinë gjatë lindjes favorizonte gratë në të gjitha rajonet e Bashkimit Europian. Gratë kanë pritshmërinë që të jetojnë mbi 10 vjet më shumë sesa se sa burrat në Lituani (me një hendek prej 10.1 vjet). Kjo është diferenca më e madhe e jetëgjatësisë midis dy gjinive në BE.

Hendeku gjinor për sa i përket jetëgjatësisë ishin gjithashtu relativisht të larta (mbi 7.5 vjet) në vendet e tjera të Baltikut (Estonia dhe Letonia). Diferencat ishin gjithashtu të larta në të gjitha, rajonet në Poloni, në dy rajonet më lindore të Rumanisë (Nord-Est dhe Sud-Est) dhe në rajonin e ishullit francez të Guadeloupe.

Në anën tjetër është regjistruar një hendek i ngushtë i jetëgjatësisë sipas gjinisë në rajonin më të largët francez të Mayotte i cili ishte më pak se 1.1 vite (të dhënat i referohen mesatarisht për vitet 2015 dhe 2017).

Një hendek i ngushtë është regjistruar edhe në rajonin qendror holandez i Flevoland (2.8 vjet). Pesë rajone të tjera të Holandës (Utrecht, Overijssel, Gelderland, Noord-Holland dhe Zuid-Holland), si dhe tre rajone në Mbretërinë e Bashkuar (Bedfordshire dhe Hertfordshire, Cheshire dhe Essex), kishin diferenca të jetëgjatësisë sipas gjinisë brenda intervaleve 3.0 -3.2 vjet./ Monitor

Tags: Ballkanevropejetegjatesiashqiptaret

TË LIDHURA

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Polemika për reformën administrative, PS-PD përplasen për afatet
Politikë

Polemika për reformën administrative, PS-PD përplasen për afatet

20:06 | 11/03/2026
Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin
Aktualitet

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

18:59 | 11/03/2026
Next Post
Siri/ ‘Molotov dhe sende të forta’. Sulm ndaj ushtrisë ruse

Siri/ ‘Molotov dhe sende të forta’. Sulm ndaj ushtrisë ruse

Basha bashkë me aleatët takojnë Metën në Presidencë

Basha bashkë me aleatët takojnë Metën në Presidencë

Presidenti “non grata” i Shqipërisë dhe parëndësia e tij

Presidenti “non grata” i Shqipërisë dhe parëndësia e tij







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

by mirseda
20:21 | 11/03/2026
0

Siguria ushqimore vazhdon të mbetet një sfidë për bizneset shqiptare. Vetëm disa orë më parë inspektorët e...

Polemika për reformën administrative, PS-PD përplasen për afatet

Polemika për reformën administrative, PS-PD përplasen për afatet

20:06 | 11/03/2026
Analiza e REL: Ballkani përballet me pasiguri të re mes luftës SHBA-Iran

Analiza e REL: Ballkani përballet me pasiguri të re mes luftës SHBA-Iran

19:18 | 11/03/2026
Trump premton siguri për anijet në Ngushticën e Hormuzit: Do të ndodhë shumë shpejt

Trump premton siguri për anijet në Ngushticën e Hormuzit: Do të ndodhë shumë shpejt

19:16 | 11/03/2026
Policia e Prishtinës i vë prangat Gjestit

Policia e Prishtinës i vë prangat Gjestit

19:10 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com