Kreu i PD-së, Lulzim Basha së bashku me partitë e tjera aleate i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Meta.
Ata do të zhvillojnë një takim me kreun e shtetit mëngjesin e sotëm në Presidencë. Takimi pritet të fillojë rreth orës 09:00 dhe mësohet se do të diskutohet rreth krizës politike. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme Basha mësohet se ka zhvilluar një takim me aleatët për qëndrimin që do të mbajnë përpara Presidentit.
Bëhet me dije se pas këtij takimi me opozitën, Meta ka planifikuar edhe disa takime të tjera. Ndër to, do të ketë edhe një takim me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, një organizatë e pavarur, jo fitimprurëse, themeluar së fundmi nga një grup ish-ambasadorësh.
President i kësaj organizate është Besnik Mustafaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Francë dhe ministër i Jashtëm.