Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka folur sërish për procesin integrues të Shqipërisë.
Ai theksoi se angazhimi i BE-së kundrejt Shqipërinë mbetet po i njëjtë dhe i pandryshuar.
Teksa ishte i pranishëm në hapjen e “Shkollës së Integrimit Europian”, Luigi Soreca vuri theksin tek SPAK duke pohuar se do ngrihet në muajt e ardhshëm.
“Moshapja e negociatave hapi një debat të madh. Asnjëherë më parë nuk ka pasur një debat kaq të madh. Shpresoj që në muajt në vijim të kemi një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave. Doja të citoja Macron: nëse reformojmë strategjinë e procesit do hap negociatat. Prioritet do i japim angazhimeve, si reformës zgjedhore si dhe Reformës në Drejtësi. Dimë që SPAK do ngrihet në muajt e ardhshëm.
Dialogu politik është i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Të gjithë duhet të investojnë për të arritur një kompromis politik.
Kjo është për përfitimin e Shqipërisë, ashtu sikundër janë listuar edhe elementë të tjerë. Të lënë mënjanë debatet sa i përket Gjykatës Kushtetuese dhe të ngrenë një institucion të besueshëm. Sa i takon reformës zgjedhore, ne inkurajomë partitë politike që të ketë suksese. Të përmbyllet sa më shpejt kjo paketë. Bashkimi
Europian do të investohet në kapacitet të larta teknike”, tha Soreca.
Soreca: Reformat, e vetmja rrugë për të mbërritur në destinacion!