Kreu i shtetit, Ilir Meta akuzon Kuvendin se ka dhunuar Kushtetutën dhe se e ka lënë qëllimisht Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Meta foli edhe për ndërkombëtarët teksa u shpreh se ‘Ata nuk i kanë sytë të kushtetuta, por te xhepi i tyre’. Ndër ta ai lavdëroi vetëm ambasadoren, Audrey Glover, për të cilën tha se është serioze dhe me dinjitet.
Pjesë nga intervista:
Mazhoranca ka përgatitur një projektrezolutë që pritet ta kalojë nesër në një seancë të jashtëzakonshme.
“Po ta kaloj, çfarë shqetësimi kam unë”.
Ku thotë Kuvendi i Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese dhe gjithë organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të funksionit të Gjykatës Kushtetuese, të zbatojnë me përgjegjshmëri detyrat e tyre dhe të mos zbatojnë dekretin e presidentit numër 11.350 të datës 13 nëntor. Pra, Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Komisionit Hetimor për shqyrtim të kërkesë së 55 deputetëve për shkarkimin e presidentit, pra do e quajnë dhe këtë shkelje për të çuar në shkarkim.
“Më bëjnë nder të madh me gjithë këto shkelje që po më ngarkojnë, unë të gjitha veprimet i kam bërë para qytetarëve shqiptar. Të gjithë e dinë sot se çfarë përfaqëson sot Kuvendi i Shqipërisë”.
Çfarë përfaqëson Kuvendi?
“Përfaqëson kulmin se si nuk duhet të jetë një institucion që duhet të mbrojë interesat e qytetarëve shqiptar”.
Është i njëjti Kuvend që ju zgjodhi juve president në mungesë të opozitës dhe vetëm me votat e të majtës.
“Ka dhunuar Kushtetutën dhe qëllimisht e ka lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese që bllokoi KED e parë në 2017 dhe që bllokoi KED në 2018, pse? Sepse nuk i pëlqenin emrat nga shorti nga ligji që kishte bërë vetë, por donte të vinte Dvorani në krye të KED për të bërë veprime mafioze”.
Çfarë qëndrimi mbajnë ndërkombëtarët?
“Unë këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombëtarët. Le të vijë një ndërkombëtar këtë e të më thotë se nuk e kemi bërë në këtë mënyrë. Cilët ndërkombëtar? Ata që nuk i kanë sytë të kushtetuta, por te xhepi i tyre. Ka ndërkombëtar serioz e me dinjitet. Ka ndërkombëtar si zonja Glover, që i tha të vërtetën gjithë botës se si çfarë ishin zgjedhjet farsë të 30 qershorit”.