Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

“Kemi qenë miq për një kohë të gjatë”, detaje nga takimi i Trump me Erdogan

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Kemi qenë miq për një kohë të gjatë”, detaje nga takimi i Trump me Erdogan

Presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi marrëdhënien e Shteteve të Bashkuara me presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan, ndërsa dy udhëheqësit fillonin një takim për të kapërcyer mosmarrëveshjet mes dy aleatëve të NATO-s, nga politikat për Sirinë, e deri tek blerja nga Turqia e një sistemi rus të mbrojtjes ajrore.

Mirëseardhja e ngrohtë e zotit Trump ndaj presidentit turk, vjen në klimën e zemërimit të Kongresit lidhur me ofensivën e 9 tetorit të Ankarasë në Siri për të zmbrapsur një grup kurd, partneri kryesor i Uashingtonit në luftën kundër Shtetit Islamik.

“Kemi qenë miq për një kohë të gjatë, pothuajse që në fillim. Ne i kuptojmë vendet e njëri-tjetrit. I kuptojmë pozitat e njëri-tjetrit”, i tha zoti Trump homologut të tij, ndërsa ishin ulur krah për krah në Zyrën Ovale.

“Ata janë shumë të respektuar në vendin e tyre dhe në gjithë rajonin”, tha zoti Trump për presidentin Erdogan dhe bashkëshorten e tij, Emine.

Ai tha gjithashtu se do të diskutonin për blerjen nga Turqia të sistemit rus të raketave S-400.

Zëdhënësi i Presidentit Erdogan, Fahrettin Altun, tha në Twitter se Turqia ka qenë e qartë për arsyet e blerjes së raketave ruse.

“Nevoja e Turqisë për një sistem mbrojtjeje me raketa është urgjente. SHBA-ja duhet ta pranojë këtë dhe të mos lejojë dëmtimin e marrëdhënies tonë. Pjesëmarrja e Turqisë në programin e avionit F-35 është jetësore për partneritetin tonë të mbrojtjes”, tha zoti Altun.

Presidenti Trump shtoi gjithashtu se të dyja palët do të flisnin gjithashtu për një marrëveshje të mundshme tregëtare me vlerë 100 miliardë dollarë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s kanë shprehur shqetësim të thellë për blerjen nga Turqia të sistemit rus të raketave S-400, duke thënë se ato nuk përputhen me sistemet mbrojtëse të aleancës, dhe se përbëjnë rrezik për programin amerikan të avionit luftarak F-35.

Uashingtoni dhe Ankaraja u gjetën në një moment tjetër krize muajin e kaluar mbi Sirinë, pasi zoti Erdogan mori vendimin për një inkursion kundër aleatëve kurdë të Shteteve të Bashkuara./ VOA

Tags: Donald TrumpRexhep Tayyip ErdoganSHBAsiriUashington

TË LIDHURA

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore
Bota

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit
Bota

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Rusi: Sulm në shkollë, një i vrarë dhe tre të plagosur; autori arrestohet
Bota

Rusi: Sulm në shkollë, një i vrarë dhe tre të plagosur; autori arrestohet

18:07 | 11/02/2026
Next Post
Vjosa Osmani tregon postin që kërkon në qeverinë e re

Vjosa Osmani tregon postin që kërkon në qeverinë e re

“Jap dorëheqjen, nëse…!” Meta lëshon deklaratën ‘bombë’

Ilir Meta, ose t'i shkosh të keqes deri në fund

“Serbia, e dashura e Europës”/ Tarifa tregon kush fiton nga “Shengeni Ballkanik”

"Serbia, e dashura e Europës"/ Tarifa tregon kush fiton nga "Shengeni Ballkanik"







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”
Showbizz

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

by mirseda
21:49 | 11/02/2026
0

Nëna e këngëtares Beatrix Ramosaj është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur tashmë trajtimin mjekësor. Së fundmi,...

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Çfarë ndodhi brenda shtëpisë së BBVip 5? Kristi lag me ujë Rogertin

Çfarë ndodhi brenda shtëpisë së BBVip 5? Kristi lag me ujë Rogertin

19:54 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com