Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

VIDEO/ Një vit rezistencë, protestuesit e Astirit humbasin “betejën”

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
VIDEO/ Një vit rezistencë, protestuesit e Astirit humbasin “betejën”

Nga Anxhela Ferra

Në 3 nëntor të vitit 2018, një pjesë e banorëve të Astirit dolën në rrugë për të protestuar për shtëpitë e tyre. Kjo pasi prekeshin nga projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe. Dhe prej atëherë, çdo ditë ata bllokonin të dyja akset në shenjë revolte. Të mbështetur edhe nga opozita e bashkuar.

Të vendosur, ata kanë zhvilluar një nga protestat më afatgjata në vend. Ku për ditë me radhë nuk hoqën dorë për të mbrojtur kauzën e tyre. Por, edhe kauza të tjera. Në protestën e studentëve, ata ishin aty. Në protestat e opozitës, që nga marshimet e deri te tensionet e forta, banorët e Astirit ishin një nga elementët thelbësorë.

Sipas tyre ata nuk janë kundër projektit dhe investimit. Por, kërkojnë dëmshpërblimin në vlerën e tregut. Edhe pse shtëpitë e tyre janë të ndërtuara pa leje. Kjo gjë që prej ditës së parë të protestës, kanë shkaktuar tensione mes vetë banorëve dhe efektive të policisë.

Ndërkohë, që IKMT ka bërë paralajmërimin se sot do të niste aksionin për shembjen e banesave; banorët e Astirit dhe njëherë u ngritën. Kësaj radhe edhe më të revoltuar, pasi “beteja” e tyre jo vetëm që nuk po fitohet, por qeveria është e vendosur të çojë projektin para. Tashmë që është zgjidhur edhe ngërçi i firmave fituese për të tre lotet.

Prej orës 6 të mëngjesit tek “Sheshi Shqiponja” banorët janë përplasur me forcat e policisë. Duke hedhur gurë e bomba molotov në drejtim të efektivëve. Ndërsa këta të fundit i janë përgjigjur me arrestime dhe gaz lotsjellës. Si pasojë mbi 12 persona, mes tyre efektivë policie dhe protestues, morën edhe trajtim mjekësor.

Sipas IKMT-së janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.

Ndërkohë, banorët e Astirit vazhdojnë “betejën” e tyre, të tensionuar, të revoltuar, të qetë, të zhgënjyer, ata thonë se nuk do të heqin dorë. Do të qëndrojnë deri në fund për shtëpitë e tyre. Por, edhe pas më shumë se 1 vit rezistence, sa e fituar është kjo “betejë”?/ TIRANA TODAY

Tags: astiriikmtlegalizimiprotestareagojnë banorëtshpronësuarskualifikuar

TË LIDHURA

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë
Aktualitet

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj
Aktualitet

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek
Politikë

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Next Post
“Do të futen pa viza”/ Rama: Kinezët janë mbrojtësit më të mirë të shqipes

"Duhet njëfarë kohe për t'u bërë kryeministër", Rama i "përvishet" Albin Kurtit

Ish-menaxheri i Schumacher: Gruaja po fsheh të vërtetën për legjendën e F1

Ish-menaxheri i Schumacher: Gruaja po fsheh të vërtetën për legjendën e F1

Bënë për spital pronarin e lokalit, procedohen penalisht 5 të rinjtë në Pogradec

Bënë për spital pronarin e lokalit, procedohen penalisht 5 të rinjtë në Pogradec







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com