Ditën e sotme priten reshje intensive në qarqet Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Durrës, Tiranë dhe Fier priten reshje mesatare.
Lumenjtë jugorë Semani dhe Vjosa do të kenë tendencë për rritje të prurjeve përgjatë ditës së mërkurë, por nuk parashikohen dalje nga shtrati.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15/ 20 °C;
në vendet e ulëta: 14/ 21 °C;
në vendet malore: 8/ 14 °C.