Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shpreh bindjen se bandat kriminale në Shqipëri po goditen çdo ditë e më shumë.
Teksa ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Opinion”, Lleshaj u pyet edhe për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, disa ditë më parë te mbikalimi i Shkozetit, ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.
“Ne ende nuk e dimë, sepse këtë do ta dijë prokuroria kur të konkludojë, nëse është goditur si prokuror apo si individ. Ka një lajm shumë të madh, fakti që policia e shtetit arriti në një kohë rekord që identifikojë një nga autorët e këtij krimit me prova të pakundërshtueshme”, tha Lleshaj.
I arrestuari i vetëm deri tani si i përfshirë në këtë atentat është Redjan Rraja, i cili u identifikua nga gjurmët e gishtërinjve.