Që në orët e para të ditës, ka agravuar situata mes banorëve në zonën e “Astirit” dhe forcave të policisë.
IKMT ka nisur aksionin për shembjen e banesave, ndërsa fadromat kanë nisur punën për prishjen e shtëpisë së parë.
Aktualisht po vijon aksioni që do t’i hapë rrugë ndërtimit të “Unazës së Re”.
Mes banorëve dhe policisë ka patur përplasje fizike. Qindra policë, të pajisur me shkopinj gome, pelerina dhe gaz lotsjellës, janë përplasur me banorët të cilët janë kundërpërgjigjur me gur e molotov.
Për pasojë, 10 persona kanë mbetur të plagosur, ku 4 prej tyre kanë qenë punonjës policie si dhe 6 të tjerë banorë të zonës.
Në polici deri më tani janë shoqëruar 10 persona, mes tyre edhe gra. Disa nga të shoqëruarit janë lir Katiraj, Shqipe Halimi, Njazi Çeku dhe Besim Çeku.