Julian Sula i cili pretendohet se është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, si një nga autorët e atentatit të prokurorit Ndoja, ka dhënë një tjetër version të ngjarjes. I njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”, ai ka dhënë një tjetër dëshmi, e cila bie në kundërshti me atë të policisë. Teksa RENEA bashkë me Forcat Operacionale janë vënë në kërkim të tij, Sula u shfaq në një lidhje telefonike për “Abc News”.
‘Juli i Pashakos’ ndërhyn live në ‘ABC News’: S’kam lidhje me prokurorin
Ai u shpreh se nuk ka lidhje me atentatin ndaj prokuroit Ndoja, dhe me asnjë nga personat e përfshirë në atentat. Ndër të tjera, Juliani premtoi se do të vetëdorëzohet në polici, pasi kjo ngjarje e ka alarmuar familjen.
Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shtetit publikoi lajmin në media se në një qytet në jug të Shqipërisë, po zhvillohej një operacion blic, për ndalimin e një tjetër personi të dyshuar si pjesëmarrës në atentatin e 1 nëntorit.