Nëndrejtori i përgjithshëm i SHÇBA-së, Oltjon Shehu nuk e ka kaluar procesin e vettingut.
Njoftimi për përjashtimin e tij nga detyra erdhi nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Shehu ishte i pari në listën zyrtare të policisë që u verifikua. “Vettingu në Polici” apo i njohur ndryshe si procesi i rivlerësimit të punonjësve të policisë nisi të martën në Tiranë.
Oltjon Shehu dha llogari për burimet e pasurisë së tij familjare si dhe për aftësitë e tij profesionale. Nuk është bërë e ditur akoma se cili në cilin kriter janë hasur probleme.