Aktualitet

Kërcënoi me jetë punonjësit e bashkisë, arrestohet 61-vjeçari (Video)


               Publikuar në : 11:37 - 08/11/19 L M

Policia ka arrestuar një 61-vjeçar, pasi akuzohet se kërcënoi punonjësit e Bashkisë Kamëz për shkak të detyrës.

Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale R.S., banues në Valias i ri.

Në kuadër të operacionit të koduar “Valiasi”, policia i sekuestroi 61-vjeçarit një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë.

Mësohet se i arrestuar është konfliktuar me punonjësit e Bashkisë Kamëz, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e shtetasit R. S.. Gjatë momentit që 61-vjeçari po futej në banesë i ka kërcënuar me fjalë për jetën punonjësit e Bashkisë Kamëz.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT