Pas akteve terroriste në Evropë dhe SHBA, ISIS siç duket ka në plan një tjetër strategji hakmarrëse.
“Daily Mail” raporton se organizata terroriste ISIS së fundmi ka nxitur besnikët e saj që të ndezin zjarre në pyjet e SHBA-së dhe Evropës për të shkaktuar kaos ekologjik.
“Ndizni zjarret në pyjet e Amerikës, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë, sepse ato janë të dhimbshme për ta”, thuhet në një poster të publikuar nga Quryash, një transmetues i Shtetit Islamik.
Thirrja vjen pas vdekjes së kreut të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi në një sulm amerikan në Siri muajin e kaluar.