pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişcasinofastcasibomcasinofastcasinofastcasibombelugabahispusulabetjojobet canlıholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetholiganbet1winjojobetgrandpashabetamgbahis girişbetsalvador1win girişamgbahisholiganbet giriş1winmarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişpusulabetholiganbetbelugabahisonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibomjojobetsuperbetincasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişHoliganbetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişcasibomcasibom girişholiganbet girişgrandpashabet girişJojobetgrandpashabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Me 20 euro lejonin kalimin në pikën kufitare, 2 efektivët e pësojnë keq

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Pasi u denoncua në ‘Fiks Fare’ rasti se si punonjësit e policisë në Muriqan kërkonin ryshfet që t’u vulosnin pasaportat pasagjerëve për të kaluar kufirin drejt vendeve të BE-së, policia ka proceduar penalisht dy punonjës.

Në njoftimin zyrtar thuhet se kanë nisur herimet për dy punonjës policie, të cilët dyshohen për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion’. Të proceduar në gjendje të lirë janë N/Komisari L.S., me detyrë Shef i Stacionit të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan.

Po kështu, Inspektori Gj.M., me detyrë Ndihmës kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan. I njëjti burim shton se është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasi, A.K., shofer autobuzi pranë një agjencie udhëtimi.

Shtetasit në fjalë janë identifikuar në disa pamje filmike, të emisionit investigativ “Fiks Fare” të datës 4 nëntor 2019. Aty shfaqen disa udhëtarë në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, që paguajnë shoferin e autobuzit me shumën prej 20 eurosh, për të bërë të mundur kalimin në territorin malazez.

Njoftimi i plotë

Procedohen penalisht dhe vijojnë hetime të thelluara për 2 punonjës policie, të cilët dyshohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Materialet procedurale në ngarkim të dy punonjësve të policisë janë referuar në 05.11.2019, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Të proceduar në gjendje të lirë janë:

– N/Komisari L.S., me detyrë Shef i Stacionit të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan;

– Inspektori Gj.M., me detyrë Ndihmës kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan.

– Shtetasi, A.K., shofer autobuzi pranë një agjencie udhëtimi.

Shtetasit e mësipërm janë të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv nga persona që kryejnë funksione publike”.

Këta persona janë identifikuar në disa pamje filmike të emisionin investigativ “Fiks Fare” të datës 04.11.2019, në të cilin shfaqen disa udhëtarë në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, që paguajnë shoferin e autobuzit me shumën prej 20 eurosh për të bërë të mundur kalimin në territorin malazez. Mbi këto publikime janë kryer veprime hetimore për të zbardhur rrethanat dhe faktet që përbëjnë shkelje ligjore.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, është krijuar dyshimi i arsyeshëm se këta punonjës policie, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe shtetasin A.K., duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra, lejonin kalimin e personave të ndryshëm, të cilët nuk plotësonin kriteret e udhëtimit, në këmbim të vlerave monetare që varionin nga 20 deri në 50 euro.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera, dyshohet se në këtë veprimtari të kundraligjshme, ata bashkëpunonin, edhe me punonjës të Pikës së Kalimit Kufitar të Malit të Zi.

Sqarojmë se kjo ngjarje është e datës 02.09.2019, ndërsa është publikuar në media në datë 04.11.2019.

 

Tags: efektivëtMuriqanshoferi

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

Basha zbulon arsyen pse ka hyrë në politikë

Jep dorëheqjen shefi i Shërbimit Sekret të Kosovës

Të na marrin të keqen të gjitha së bashku, Camorra, Cosa Nostra dhe Ndrangheta







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com