Ekonomi

Si po ecën ekonomia shqiptare/ Guvernatori Sejko bën bilancin


               Publikuar në : 17:21 - 06/11/19 M D

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka bërë një bilanc të faktit se si po ecën ekonomia shqiptare në këtë periudhë.

Sejko deklaroi se sektori bankar ka një përmirësim të vazhdueshëm.

“Rritja ekonomike vazhdon që të ketë rritje të vogla. Inflacioni për tremujorin është në nivelin 1.4 për qind. INSTAT informon se ekonomia është rritur me 2.3 për qind.

Kredia në sektorin privat ka pësuar rritje. Sipas INSTAT, ekonomia shqiptare do të ketë rritje gjatë 2 viteve të ardhshme.

Difiçiti buxhetor vazhdon të mbetet i ulët kurse papunësia është në nivele të ulëta. BSH mban të pandryshuar normën e interesit. Ka përmirësim të vazhdueshëm të sektorit bankar”, tha Sejko.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT