Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Çfarë do tu “sqarojë” Lulzimi të rinjve në rrethe

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë do tu “sqarojë” Lulzimi të rinjve në rrethe

Nga: Artur Ajazi

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vendosur  të dalë më  në fund nga bunkeri, dhe të nisë “turin e tij vjeshtor” për të sqaruar  rininë mbi situatën politike në Shqipëri .

Mësohet se tema kryesore e diskutimit do të jetë “anëtarësimet e reja”, pasi mbi 1 muaj  më parë,  zoti Basha kishte porositur koordinatorët e shpërndarë në rrethe, që deri në fund të tetorit, të identifikonin “votuesit besnikë” të PD.

Gjithashtu Lulzim Basha u kërkoi përfundimin e regjistrimeve të reja, dhe ka porositur kryetarët e degëve të mbledhin sa më shumë të rinj, pasi sipas tij “do të diskutohet mbi arsyet e emigrimit dhe rigjetjen e shpresës në Shqipëri”.

Por a ka mbetur gjë vallë për të “diskutuar dhe sqaruar” Lulzim Basha me të rinjtë në Elbasan apo gjetkë, a ka mbetur gjë pa dalë në media mbi gjithçka ka nisur  dhe bitisur ai deri sot ? A  do ti “sqarojë” kryetari Basha të rinjtë mbi paaftësinë e ish-opozitës për të organizuar partinë, protestat popullore, për dështimet e humbjet e  PD pas 2013 në zgjedhje, a do ti “sqarojë” kryetari Basha të rinjtë se përse iku nga pallati dhe vajti në një vilë luksi, a do ti sqarojë të rinjtë kryetari Basha se përse Partia Demokratike nuk po ringrihet, nuk po  europianizohet, se përse nga ajo parti janë larguar dhjetra e qindra emra që kanë vënë gurin e themelit qysh para 29 vitesh, a do ti sqarojë kryetari  Basha të rinjtë  se përse janë “firuar” mbi 250 mijë vota nga partia e dhjetoristëve?

Këto dhe  shumë e shumë pyetje dhe dilema të tjera, janë detyrim për kryetarin Basha t’ja sqarojë vërtetë të rinjve, atyre që sot më tepër se kurrë nuk qasen në PD, duke  e gjetur  mes tyre  arsyen e vërtetë. Duke nisur  turin e tij  të “shpresës për rininë” apo dhe profka të tilla si “të shpëtojmë vendin nga  gremina qeveritare”, Lulzim  Basha thjesht ka nisur fushatën e testimit të bazës (atyre  që i kanë mbetur  akoma në rrethe) mbi skandalet e fundit në  SHQUP, duke nisur  nga babalet, dosjet e “krimit dhe korrupsionit” që u kthyen në  estradë, apo dhe vilën e re, tek e cila ai  ka vendosur (i detyruar nga kushtet) të banojë, pas “tërmetit” që  i dëmtoi  apartamentin.

Çfarë do tu rrëfesh të rinjve në Elbasan, Durrës, Korçë, Vlorë, Shkodër, e kudo  ke vendosur  të shkosh, do tu japësh “leksione emigranti” dhe do ti  ftosh ata “të bëhen anëtarë të PD”, kur situata në atë parti  aktualisht është alarmante ?

E nise me vonesë turin e vjeshtës Lulzim, e nise me vrullin  “rinor” duke dashur të ngjallësh shpresën tek baza e partisë, por cilën shpresë ? Ajo është “vrarë” qysh në 2013, u rivra pastaj në 2017, dhe nuk ka shanse të ringjallet më.

Lëre fushatën dhe eskursionin vjeshtuk Lulzim, sepse edhe vetë do ta besosh se të rinjtë sot, nuk  mashtrohen më si dikur, sepse të rinjtë sot nuk  mund ti bësh “opozitarë” duke u treguar përralla me “krime dhe korrupsion”. Ata janë brezi  i elektronikës, janë të shkolluar, ata janë e ardhmja dhe shohin përpara, madje  shohin më larg se ty.

Ata janë për Europën dhe jo për “Ruso-azinë, ata janë për lëvizjen e lirë, dhe jo mbylljen  në oborrin e SHQUP-it. Nise turin në rrethe Lulzim, dhe tregoi të rinjve  histori me “fitore plebishitare” si ato të Doktorit, tregoi të rinjve, si bëhesh i pasur kur bëhesh ministër, dhe mos harro tu  tregosh atyre, edhe se si bëhesh kryetar partie edhe pse ke humbur 4 palë zgjedhje të lira. Shpreso të të besojnë ndopak në rrethe Lulzim, thjesht sa të harrohet “çudia e madhe” .

 

Tags: Artur Ajazilulzim bashatë rinjtë

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Polonia shkel me reformën në drejtësi ligjin në BE

Polonia shkel me reformën në drejtësi ligjin në BE

Banorët e Klosit të frikësuar: Jemi të rrezikuar nga kafshët e egra

Banorët e Klosit të frikësuar: Jemi të rrezikuar nga kafshët e egra

Zhvendoset në vilën luksoze, Basha: Janë mashtrime

Zhvendoset në vilën luksoze, Basha: Janë mashtrime

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij
Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij

by mirseda
19:09 | 28/07/2025
0

Një trup i pajetë është gjetur pranë Urës së Drinit të Zi në Kukës. Ende nuk dihet...

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025
52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

22:57 | 26/07/2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com