Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Polonia shkel me reformën në drejtësi ligjin në BE

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Ligji polak për pensionimin e detyrueshëm të gjyqtarëve në trupat gjykues shkel ligjin e BE.

Kjo u vendos nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë në Luksemburg.

Sipas Seksionit të Madh, Polonia shkel detyrimet që ka sipas ligjit të BE, sepse për femra dhe meshkuj që punojnë si gjyqtarë ose prokurorë në Poloni ka futur mosha të ndryshme pensioni.

Shkelje e së drejtës në BE është gjithashtu ulja e moshës së pensionit për gjyqtarët në gjykata, duke i dhënë në të njëjtën kohë Ministrit të Drejtësisë kompetencën për të zgjatur shërbimin aktiv të këtyre gjyqtarëve.

Gjykata i dha të drejtë me këtë vendim padisë për shkeljen e marrëveshjeve të BE të ngritur nga Komisioni Evropian.

Komisioni, i cili mbikëqyr respektimin e ligjeve të BE në bashkësinë ndërkombëtare, ka ngritur një padi kundër qeverisë konservatore të krahut të djathtë në Varshavë për shkak të rregullave juridike.

Vendimi është gjithashtu një hap pas për Ministrin polak të Drejtësisë Zbigniew Ziobro

Reformim i gjerë i gjyqësorit

Partia në pushtet në Poloni PiS që prej vitit 2015 ka reformuar me disa ligje gjyqësorin dhe tani, sipas kritikëve, ia ka nënshtruar atë vetes.

Në rastin konkret në vitin 2017, ajo imponoi ndër të tjera, rregulla të reja mbi pensionin për gjyqtarët në gjykata.

Në vend të moshës 67-vjeçare, gratë duhet të dilnin në pension në moshën 60 vjeç dhe burrat në moshën 65 vjeç.

Përjashtime mund të autorizojë vetëm Ministri i Drejtësisë.

Komisioni Evropian e pa këtë si shkelje të ndarjes së pushteteve, si dhe të barazisë midis meshkujve dhe femrave dhe ngriti padi para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Më vonë, në vitin 2018 qeveria polake e ndryshoi rregulloren.

Ndër të tjera, ajo kufizoi kompetencat e Ministrit të Drejtësisë dhe e ngriti moshën e pensionit të grave në 65 vjet.

Autoriteti i Brukselit megjithatë iu përmbajt edhe më tej padisë.

Komisioni i BE tani duhet të verifikojë nëse Polonia ka respektuar vendimin me ndryshimet e vitit të kaluar.

Po të mos jetë bërë kjo nga këndvështrimi i autoriteteve të Brukselit, Komisioni mund të paraqesë përsëri padi para GJED.

Humbje e mëtejshme juridike e Polonisë

Në një proces tjetër për reformën e drejtësisë së Polonisë tashmë është marrë vendimi – bëhet fjalë për pensionin e detyruar të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë të Polonisë. GJED vendosi në qershor që rregulli shkelte ligjet e BE-së.

Përveç kësaj, në vitin 2017 Komisioni i BE-së filloi kundër Polonisë një procedurë për të konstatuar nëse e ka shkelur Polonia shtetin ligjor të në kuptimin e nenit 7 të Traktateve të BE.

Kjo procedurë shkon shumë më larg se një proces gjyqësor para GJED. Në fund, një shteti të prekur mund t’i hiqet përkohësisht e drejta e votës në BE. Sidoqoftë, kjo procedurë deri tani thuajse nuk ka përparuar. /DW

Tags: beligjpoloniashkel

TË LIDHURA

Bota

BE propozon ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë, sanksione të reja kundër Moskës

09:47 | 10/06/2026
Bota

Rriten sulmet ndaj politikanëve në Gjermani, policia regjistron mbi 5 mijë raste në një vit

09:37 | 10/06/2026
Aktualitet

Diaspora në këmbë! Shqiptarët e Holandës ngrihen në protestë: Rama ik!

09:31 | 10/06/2026
Next Post

Banorët e Klosit të frikësuar: Jemi të rrezikuar nga kafshët e egra

Zhvendoset në vilën luksoze, Basha: Janë mashtrime

OKB: 4.1 miliardë njerëz në botë, të lidhur në internet







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Tiranë, 4 të arrestuar, sekuestrohen 7 armë zjarri dhe municion luftarak

by mirseda
14:47 | 10/06/2026
0

📍Tiranë/Pamje të tjera gjatë operacionit të koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi kriminal që shiste armë...

U përfshi në një sherr në lokal në Velipojë ku pati të shtëna me armë, arrestohet i riu në kërkim

14:31 | 10/06/2026

Berisha: Rama të largohet nga pushteti, dënoj ofendimet e tij ndaj protestuesve

14:23 | 10/06/2026

Qeveria akordon shpërblim financiar për familjen e Enea Mekollit dhe efektivit që u plagos

13:58 | 10/06/2026

Pistoleta 1500 euro dhe kallashnikovë 2500 euro! Trafikim i armëve, kush janë personat e arrestuar

13:52 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com