Në lidhje me “Çështjen e Detit”, qeveria shqiptare ka ndryshuar grupin negociator për bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Ky vendim u mor në mbledhjen e fundit të qeverisë, një ditë pas takimit që zhvilloi Rama në Greqi.
“Balkanweb” raporton se ky grup negociator është reduktuar nga 13 në 7 anëtarë. Do të përbëhet nga shtatë zëvendësministra.
Në cilësinë e kryetarit do të jetë një prej zëvendës ministrave të jashtëm.