Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse po protestohet sot në mbarë botën

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse po protestohet sot në mbarë botën

Nga Adam Taylor “The Washington Post” 

Diçka po ndodh. Nga Bagdadi në Hong Kong, nga Santiago në Barcelonë, ​​qytetet në mbarë botën kanë përjetuar protesta të mëdha gjatë javëve të fundit. Disa nga këto protesta, kanë filluar tashmë të krahasohen me ato të “Pranverës Arabe”. Që tronditi Lindjen e Mesme nga fundi i vitit 2010.

Por njëherazi, këto protesta janë shumë më të gjera në aspektin gjeografik, nga Amerika Latine, Evropa dhe Azia. Në disa prej këtyre qyteteve ka pasur edhe të vdekur. Të paktën 165 njerëz janë vrarë në valën e fundit të protestave në kryeqytetin irakian, të cilat rifilluan këtë javë.

Protestat në rang global, po shqetësojnë seriozisht investitorët, duke e shtuar kësisoj pasigurinë në lidhje me “shëndetin” e ekonomisë globale. Dhe nuk mund të gjesh qoftë edhe 2 raste saktësisht të njëjta. Për shembull, protestat në Hong Kong u nxitën nga një vendim i pushtetit lokal. Sipas të cilit do të lejohen ekstradimet për në Kinën kontinentale.

Ndërsa në Liban, njerëzit dolën në rrugë për shkak të një takse të propozuar mbi përdorimin e WhatsApp. Por nga ana tjetër, ka edhe disa ngjashmëri befasuese midis disa prej protestave. Ato motivohen që të gjitha nga zemërimi mbi situatën ekonomike, dhe mungesa e shpresës nga klasa politike.

Efektet e faktorëve në dukje të vegjël

Libani nuk është i vetmi vend, ku një ndryshim i vetëm dhe i izoluar, nxiti protestat popullore. Demonstratat nisën këtë muaj edhe në Ekuador, kur qeveria anuloi subvencionin mbi karburantin. I cili kishte ekzistuar prej dekadash. Në Kili, ishte rritja e çmimit të biletës së metrosë, ajo që shkaktoi protestat e dhunshme në rrugë. Ndërkohë rritja e çmimit të qepëve, çoi në protesta të mëdha edhe në Indi pak kohë më parë.

Gati në çdo rast, protestat janë shndërruar me shpejtësi në diçka shumë më të gjerë. Tërheqja e vendimeve të debatueshme, ka ndalur protestat në disa vende, por në shumë të tjera ato vazhdojnë. Në Kili, protestat vazhduan edhe fundjavën e kaluar. Pavarësisht se presidenti njoftoi anulimin e rritjes së planifikuar të çmimit të biletës në metro.

Pabarazia po shkakton dhimbje reale tek qytetarët

Pabarazia e të ardhurave, duket se e ka shtuar më tej pasigurinë ekonomike në shumë vende. Dhe kjo u përshkallëzua më pas në zemërim dhe protesta popullore. Libani, ku taksa mbi përdorimin e WhatsApp shkaktoi protesta të mëdha, është një nga ekonomitë më pabarazinë më të madhe në botë.

Aty 1 për qind e më të pasurve, ka zotëruar 25 për qind të të ardhurave të përgjithshme kombëtare midis viteve 2005- 2014. Kili, është në shumë aspekte një vend më i qëndrueshëm dhe më i zhvilluar se shumë nga fqinjët e tij. E megjithatë ai ka nivelin më të lartë të pabarazisë së të ardhurave, në mesin e anëtarëve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Që përfshin disa nga vendet më të pasura në botë.

Probleme të mëdha ekonomike

Pabarazia e të ardhurave, nuk është faktori i vetëm ekonomik, me të cilin përballen shumë nga vendet që po përjetojnë protesta. Ngadalësimi i rritjes ekonomike, dhe rritja e borxhit publik, po çon shumë vende buzë humnerës, duke ngjallur një frikë të madhe për të ardhmen.

Javën e shkuar, Fondi Monetar Ndërkombëtar, paralajmëroi se rritja ekonomike globale do të jetë vetëm 3 për qind këtë vit, nga 3.2 për qind që kishte parashikuar në muajin korrik. Nëse kjo shifër do të rezultojë e saktë, ky do të jetë niveli më i ngadaltë i rritjes ekonomike, që nga kriza e fundit financiare globale.

Shumë vende morën shumë kredi, gjatë kohërave të bumit ekonomik. Sot ato po përballen me thirrjet e kreditorëve, për të paguar borxhet ashtu sikurse ishte parashikuar. Në një situatë veçanërisht ekstreme ndodhet Libani, ku një borxhi publik është 155 për qind e PBB-së, duke qenë vendi i tretë në botë me më shumë borxhe.

Pak besim në reagimin e qeverisë

Për shumë protestues, problem nuk janë thjesht politikat qeveritare, por vetë qeveria. Në Barcelonë dhe Hong Kong, zemërimi mbi legjitimitetin e qeverisë, shkon përtej korrupsionit. Banorët e këtij metropolit gjigant në Azi, nuk besojnë më se pushteti i tyre lokal, është në gjendje t’i kundërvihet Pekinit.

Në Barcelonë, ​​protestat e javës së kaluar u nxitën nga të liderët separatistë katalanas, që ndodhen ende në burg. Pikëpyetjet e mëdha mbi legjitimitetin e qeverive, ndihmojnë në shpjegimin se përse shumica e protestave nuk ndalen, edhe kur zgjidhet problemi fillestar që i nxori qytetarët në rrugë.

Hong Kongu, pezulloi në shtator planet për hartimin e një ligji të ri mbi ekstradimin. Tërheqje të ngjashme nga ana e politikës, nuk kanë arritur që të ndalin protestat në Liban, Ekuador apo Kili. Deri më tani, kjo gamë e gjerë protestash nuk ka arritur të rrëzojë asnjë qeveri. Megjithëse në disa vende, ky skenar është i afërt. Kostoja, në aspektin jo vetëm të humbjeve ekonomike, por edhe e jetëve njerëzore, mund të rritet ende në mënyrë eksponenciale./ TIRANA TODAY

Tags: ekonomikembarë botënngjashmëriproblemeprotestohetqeveriseqytetaret

TË LIDHURA

Izraeli godet objektiva të rebelëve Houthi në Jemen
Bota

Izraeli godet objektiva të rebelëve Houthi në Jemen

09:46 | 07/07/2025
Përshkallëzim i luftës në Gaza: 38 të vdekur nga sulmet izraelite
Bota

Përshkallëzim i luftës në Gaza: 38 të vdekur nga sulmet izraelite

09:33 | 07/07/2025
Elon Musk paralajmëroi krijimin e një partie të re, Trump: Është qesharake!
Bota

Elon Musk paralajmëroi krijimin e një partie të re, Trump: Është qesharake!

09:17 | 07/07/2025
Next Post
Gjendet i mbytur një 34-vjeçar në Vlorë, merrej me zhytje

Kapet i ‘rrezikshmi’ i Vlorës

U gjet pa jetë në kanal, identifikohet autori i vrasjes së Eri Zefit

U gjet pa jetë në kanal, identifikohet autori i vrasjes së Eri Zefit

Si do jetë moti pasditen e sotme

Si do jetë moti pasditen e sotme

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Alcaraz kalon në çerekfinale, mposht me përmbysje rusin Rublev
Sport

Alcaraz kalon në çerekfinale, mposht me përmbysje rusin Rublev

by mirseda
11:59 | 07/07/2025
0

Janë përcaktuar çerekfinalistët e parë në grand slam të Wimbledon, turneu më i madh i fushave me...

Aksion i IKMT në Theth, nisin prishjen e ndërtimeve pa leje

Aksion i IKMT në Theth, nisin prishjen e ndërtimeve pa leje

11:57 | 07/07/2025
Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni

Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni

11:44 | 07/07/2025
Reperi i njohur Noizy ndalohet nga policia në Zvicër, dyshohet se…

Reperi i njohur Noizy ndalohet nga policia në Zvicër, dyshohet se…

11:41 | 07/07/2025
“O Edi”,- E moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ç’a ke që bërtet

“O Edi”,- E moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ç’a ke që bërtet

11:04 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com