Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në lidhje me padinë e ngritur ndaj tij nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në emisionin “Pressing”, Haradinaj thotë se e konsideron si vëlla Ramën, por vazhdon të besojë se ai ka marrë pjesë në projektin e ndarjes së Kosovës.
“Edi Ramën e kam vëlla. I kam vëllezër e motra të gjithë shqiptarët. Por unë jam kundër ndarjes. Ky ka marrë pjesë në projektin e ndarjes. Ajo ndarja ka pasë me bë dëme në shtetësinë tonë. Pasi që të hapet Kosova e 17 shkurtit nuk ka më kthim pas”, deklaroi ai.
Haradinaj komentoi edhe deklaratën e bërë nga ai pak kohë më parë, në lidhje me shumën prej 10 miliardë eurosh, që sipas tij do ndahej mes Ramës, Thaçit dhe Vuçiçit.
“Mbi 10 miliardë euro dëme do i bëheshin Kosovës në rezerva dhe minerale të Trepçës. Gjithsesi ai për momentin është në pushtet por nuk e ka të sigurt që do të qëndroj dhe mund ta humb atë. Shihemi në gjyqe”, tha Haradinaj.