Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Punë të jashtëligjshme po, por jo punëtor llaçi”,shqiptarët dhe emigrimi

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Punë të jashtëligjshme po, por jo punëtor llaçi”,shqiptarët dhe emigrimi

Nga Anxhela Ferra

Në 10 vjeçarin e fundit, numri i shqiptarëve që kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Europian është 622 mijë. Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë për një rritje të aplikimeve në harkun kohor 2008-2018. Por, ende nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e saktë të shqiptarëve që ndodhen në një nga vendet europiane ilegalisht.

Kjo pasi pjesa më e madhe e tyre zgjedhin të punojnë ilegalisht nga vështirësitë e shumta për tu pajisur me leje qëndrimi. Por, edhe sepse disa preferojnë të punojnë në të zezë pasi nuk kanë detyrime ndaj shtetit. Dhe rrjedhimisht edhe fitimi është më i madh.

Gjatë viteve të fundit numri i të rinjve veçanërisht që kërkojnë të emigrojnë, është rritur ndjeshëm. Madje të shumtë janë ata të cilët edhe pse kanë përfunduar një cikël studimesh në vend, përsëri vendosin të ikin. Edhe nëse do t’i duhet të “heqin dorë” nga diploma e të bëjnë punë më të rëndomta.

“Si këtu, si jashtë shtetit punë të rëndomtë po bëjmë. Sado që rinia ka diploma sot, janë duke bërë punë që nuk i takon me diplomën. Sigurisht që Shqipëria është më mirë sepse ke familjarët, njerëzit e afërt. Por, sa i takon standardit të jetesës, jemi shumë larg nga ajo që duhet të jetë optimalja”, thotë për Tirana Today një qytetare.

Ndërkohë një i ri shprehet se do të zgjidhte të jetonte në emigrim edhe nëse do të qëndronte pa leje qëndrimi. Madje, do të zgjidhte të punonte edhe punë të jashtëligjshme, por jo të bënte punë të rëndomta.

“Unë do të zgjidhja të ikja në emigrim edhe pa letra, sepse sigurisht që kushtet janë më të mira atje. Nëse do të shkoja do të doja të punoja si arkeolog. Edhe po të kisha mundësi të merresha me ndonjë gjë të jashtëligjshme, dakord. Sepse të shkosh në emigrim e të punosh punëtor llaçi, nuk është se është ndonjë gjë e mirë.”

Të shumtë janë edhe ata të rinj të cilët preferojnë të jetojnë në Shqipëri. Por, në momentet kur nuk gjejnë asnjë hapësirë dhe nuk kanë kushte të kënaqshme jetese, mendojnë të largohen.

“Nëse do të kisha një punë normale, që të mbuloja shpenzimet e mija mujore do të isha shumë i lumtur këtu. Ende nuk e kam një punë të tillë, por emigrimin nuk e kam menduar akoma. Mirëpo, nëse nuk do ta gjej, sigurisht që edhe unë do të iki.”

Mendimi ndryshe!

Por, përsëri janë edhe ata të rinj të cilët shprehen për Tirana Today se Shqipëria nuk është një vend kaq “gri”. Përkundrazi, në emigrim do të ishte më e vështirë, prandaj zgjedhin të përpiqen për t’ia dalë mbanë në vend të vetë.

“Është ndryshe kur je në vendin tënd krahasuar me atë të huajin. Edhe pse ne supozojmë që atje është baçe me lule, por asnjëherë nuk është. Edhe këtu në vendin tonë mund të paguhesh më mirë, nëse ti je i zoti. Edhe pse këtu ekziston ‘miku’, përsëri mund t’ia dalësh. Unë nuk do të zgjidhja të emigrojmë, edhe pse e kam pasur mundësinë ta bëja, nuk e kam bërë.”

“Më mirë në Shqipëri, më pëlqen më shumë. Sepse është vendi më i mirë, edhe ka më shumë mundësi sepse kemi të njohur. Unë gjatë verës punoj jashtë shtetit, por gjatë dimrit vij të punoj këtu.”

“Më mirë në vendin tënd, sepse është më mirë sesa në vendet e tjera. Vendi jonë i ofron mundësitë edhe për pagesa të mira, por je ti që nuk do.”/ TIRANA TODAY

Tags: Emigrimipunë të jashtëligjshmepunëtor llaçipunojnë ilegalishtshqiptaretvox pop

TË LIDHURA

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup
Aktualitet

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

22:28 | 27/03/2026
Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë
Aktualitet

Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë

21:16 | 27/03/2026
Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura
Aktualitet

Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

20:20 | 27/03/2026
Next Post
Shpërthen gazetari: U lumtë pushka djemve të RENEA-s, por debilët që vajtojnë…

Rasti Kacifas/ Rama: Nuk do ketë konflikt mes grekëve dhe shqiptarëve

Video/ Ministri gjerman rrëzohet në mes të skenës, përfundon në spital

Video/ Ministri gjerman rrëzohet në mes të skenës, përfundon në spital

Protestat masive në Liban, kryeministri Hariri jep dorëheqjen

Protestat masive në Liban, kryeministri Hariri jep dorëheqjen







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”
Bota

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”

by mirseda
23:03 | 27/03/2026
0

Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, ka dënuar ashpër sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

22:47 | 27/03/2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

22:35 | 27/03/2026
“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

22:28 | 27/03/2026
Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

22:06 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com