Blog

Video/ Ministri gjerman rrëzohet në mes të skenës, përfundon në spital


               Publikuar në : 16:48 - 29/10/19 L M

Pas fjalimit 20-minutësh mbi strategjinë dixhitale të Gjermanisë, ministri gjerman i Financave, Peter Altmaier u përballë me një situatë aspak të këndshme.

Në momentin kur po zbriste nga podiumi, Altmaier u rrëzua dhe përfundoi pa ndjenja. Sakaq, të pranishmit në sallë mbetën të shokuar nga skena që panë.

Ngjarja u shënua këtë të martë, ndërsa “Reuters” raporton se ministri ka pësuar një frakturë në hundë, si dhe gërvishtje në trup.

Konferenca po transmetohej live dhe qytetarët kanë parë momentin teksa Altmaier tentoi të largohej nga skena.

Mjekët nxituan t’i jepnin ndihmën e parë, dhe më vonë ministri u dërgua për të marrë shërbimin mjekësor në spital.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT