Zbardhet vrasja e shqiptarit kryer ditën e djeshme nga kunati i tij. Ngjarja u shënua në provincën e Nettunos, në Romë.
Viktima identifikohet si Shpendi Allushi, i cili është qëlluar me armë zjarri nga kunati i tij, 50-vjeçari Luan Zalta. Autori i krimit, Zalta është vëllai i bashkëshortes së Allushit.
Ata fillimisht janë përleshur fizikisht me njërit-tjetrin, derisa konfrontimi përfundoi në tragjedi. Më pas, autori telefonoi policinë dhe u vetëdorëzua pranë autoriteteve.
Në dëshminë e dhënë për policinë italiane, Luan Zalta deklari se e ka ekzekutuar kunatin Allushi, pasi dyshonte se i tradhtonte motrën. “E kam qëlluar, sepse më tradhtonte motrën”.