Shtatë persona përfunduan në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen se vidhnin eskavatorë në vendin fqinj, e më pas i dërgonin në Shqipëri.
Sipas mediave italiane, rasti është denoncuar pranë organeve të rendit në shtetin fqinj nga një qytetar, ndërsa hetimet kanë zbuluar edhe grupin që merrej me këtë veprimtari të jashtëligjshme.
Lidhur me këtë çështje, Prokuroria ka hetuar nëntë persona. Pesë prej tyre u lanë në burg, ndërsa dy të tjerë ndodhen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Në krye të grupit ishte një shqiptar 47 vjeç, i cili bashkëpunonte ngushtë me një mikun e tij 35 vjeç. I dyshuari kryesor kishte një biznes në Shqipëri. Mes të arrestuarve janë katër shqiptarë.
Krimet e hetuara nga organi i akuzës janë vjedhja, pastrimi i parave dhe marrja e mallrave të vjedhura.