Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Qeveria ndryshon taksat për makinat luksoze

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Qeveria ndryshon taksat për makinat luksoze

Në paketën fiskale 2020 qeveria ka lehtësuar taksimin për makinat e luksit duke amortizuar vlerën e tyre me 10% në vit.

Me ketë ndryshim, shpjegohet në relacion, Ministria e Financave po synon saktësimin e vlerës së mjetit për efekt të kritereve që duhet të përmbushë një automjet për t’u konsideruar automjet luksi. Aktualisht në ligjin “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, përcakton se “Automjet luksoz” konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme:

– Cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3,000 cm3; ose

– Vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5,000,000 lekë.

Me ndryshimet e propozuara në këtë projektligj synohet që vlera e automjetit do të amortizohet çdo vit me 10% të vlerës së mbetur. Gjithashtu është parashikuar se vlera e shitjes së automjeteve të klasifikuara si “Automjet luksoz” nuk mund të jetë më e vogël se vlera e mjetit të amortizuar sipas amortizimit.

Ministria e Financave shpjegoi se ky propozim vjen si shkak i një numri të konsiderueshëm të kërkesë-padive në DPSHTRR në lidhje me uljen vit pas viti të vlerës se mjeteve të klasifikuara si mjete luksi. Të tilla kërkesa-padi  apo ankesat nga pronarët e mjeteve për çmimin e mjetit, janë një numër i konsiderueshëm, fakt ky i cili ngarkon me kosto financiare që rëndojnë statusin e DPSHTRR-së, si person juridik, publik, i cili vetëfinancohet.

Gjithashtu kanë ndryshuar penalitetet me qëllim unifikimin e gjobës për pagesë të vonuar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura me gjoba të vendosura për detyrime tatimore të të njëjtës natyre të parashikuara në ligjin për Procedurat tatimore.

Në nenin 4, pika 3 e ligjit aktual “Për Taksat Kombëtare” përcaktohet “…Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit. 18 për qind e të ardhurave vjetore nga kjo taksë i kalojnë buxhetit të qeverisjes vendore. Procedura e ndarjes së të ardhurave me buxhetet e njësive të qeverisjes vendore përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar në numrin e mjeteve të regjistruara sipas njësive të qeverisjes vendore.”

Me ndryshimet e propozuara në këtë projektligj bëhet zëvendësimi i togfjalëshit “prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit” zëvendësohet me togfjalëshin “sipas nenit 114 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, i ndryshuar” dhe togfjalëshi “18 për qind” zëvendësohet me togfjalëshin “25 për qind”.

Ndryshimet e mëtejshme synojnë rritje të komisionit që përfiton DPSHTRR, prej pesë për qind për taksën e regjistrimit fillestar dhe taksën e përvitshme për automjetet luksoze. Aaktualisht përcaktohet se për taksën e regjistrimit fillestar dhe taksën e përvitshme për automjetet luksoze, zero për qind.

Me ndryshimet e propozuara në këtë projektligj, taksa e regjistrimit fillestar dhe taksa e përvitshme për automjetet luksoze, bëhet 5 për qind.

Ky propozim vjen për arsye se DPSHTRR-ja duke qenë me statusin e personit juridik, publik, i cili vetëfinancohet dhe nga ana tjetër kostot janë relativisht të larta për ndryshime të kritereve për klasifikimin e mjetit si “automjet luksoz” në sistemin informatik. Mungesa e të dhënave për vlerën e mjetit në sistemin informatik e DPSHTRR ka bërë që puna për kontrollin, plotësimin dhe saktësimin e vlerës së mjetit, për të gjithë ato mjete të cilat mendohej se mund te klasifikohen si “automjet luksoz”, janë realizuar shpenzime përkatëse të konsiderueshme sidomos në burime njerëzore, në një kohë që DPSHTRR si agjent nuk përfiton asnjë të ardhur nga kjo taksë. Gjithashtu DPSHTRR, për të realizuar arkëtimin e taksave dhe për të qenë sa më afër taksapaguesve ka hapur zyra edhe në rrethe të tjera.

Gjithashtu këto ndryshime synojnë shtimin e kategorisë së personave me aftësi të kufizuara për t’u përjashtuar nga taksat vjetore të mjeteve të përdorura dhe përjashtimin nga pagimi i taksës vjetore të automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi./Mo

Tags: ligjluksozemakinandryshimepaketa fiskaletaksimi

TË LIDHURA

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

21:43 | 08/04/2026
Për punët e Shqipërisë
Aktualitet

Për punët e Shqipërisë

19:46 | 08/04/2026
Rama shkëmben batuta me punonjësit e huaj: Duhet të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni në shqip
Kryesore

Rama shkëmben batuta me punonjësit e huaj: Duhet të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni në shqip

19:23 | 08/04/2026
Next Post
“Do grabisnin 10 miliardë euro”/ Rama: Do ta çoj në gjyq Ramush Haradinajn

“Do grabisnin 10 miliardë euro"/ Rama: Do ta çoj në gjyq Ramush Haradinajn

Pas tragjedisë me kamionin, kapen edhe 30 refugjatë të tjerë

Pas tragjedisë me kamionin, kapen edhe 30 refugjatë të tjerë

“Si do tё ecet mё tej me pokerin e anëtarёsimit?” DW: Kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive tё BE-sё kanё dёshtuar

"Si do tё ecet mё tej me pokerin e anëtarёsimit?" DW: Kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive tё BE-sё kanё dёshtuar







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

by mirseda
21:43 | 08/04/2026
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një automjet, duke mos...

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

21:40 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Greqi, sekuestrohen qindra kilogramë kokainë dhe marijuanë

21:37 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

20:46 | 08/04/2026
Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com