Jo më larg se dje, një video e moderatores së emisionit “Fakt” në televizionin e Fierit “Apollonia tv”, u bë virale, pasi ajo shau në mes të emisionit çunat e regjisë.
“Më falni, ta mbaroj unë. Çuna po pushoni ia q****a robt tani”, u shpreh moderatorja. Por duket se kjo nuk është videoja e vetme, ku moderatorët shpërthejnë me të shara.
Është aktori i humorit, Donald Veshaj, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij videon nga një prej puntatave të emisionit “Treshat”, ku është i ftuar dhe Arjon Muça. Tre moderatorët i kërkojnë që ai të shajë, e krahas saj shkruan:
“Kjo eshte e share ne ekran. Te mbushet goja. Respekte ju qe me mbeshtetet ne kete projekt, dhe nuk me late asnjeher qe te me binte besimi qe kisha! @arjonmuca @romeoveshaj @borazemani”.