Policia e Britanisë së Madhe ka arrestuar dy të rinj shqiptarë, pasi akuzohen si shpërndarës kokaine dhe marijuane.
Në pranga ranë Eraldo Saraseli, 20 vjeç dhe Klaudio Ago, 27 vjeç. Ky i fundit banonte në “Bristol Gardens”. Ata ishin pikasur në 28 prill të këtij viti teksa hynin e dilnin shpesh në një banesë në rrugën “James” të Brighton.
Sipas autoriteteve vendase, lënda narkotike kapte në treg vlerën 23 mijë paund. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë nga policia, të arrestuarve iu gjetën sasi të mëdha droge dhe para.
Gjykata i dënoi shqiptarët me 2 vite e 8 muaj burg secili. Ndërsa pasi të vuajnë dënimin, ata do të deportohen në Shqipëri.