Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ç’ka harruar opozita që nga koha e “revolucionit”

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Edhe Erdogani do ta kishte zili”, Bushati flet rreth krizës politike

Nga: Andi Bushati

Kush i ka ndjekur me vëmendje tezat dhe fjalorin e opozitës, nuk e ka të vështirë të dallojë një ndryshim jo të pa rëndësishëm. Në periudhën e para 30 qershorit, ose më mirë të themi, në kohën kur ende nuk kishte vdekur obsioni i përballjes flakë për flakë dhe dhëmbë për dhëmbë, slogani i saj ishte: “nuk ka zgjidhje me Ramën kryeministër, ajo kalon përmes një qeverie tranzitore”.

Po të vërehet sot, të dyja këto kushte të pa negociueshme kanë rënë. Askush nuk e përmend më as largimin e Edi Ramës dhe aq më pak një qeveri teknike, tranzitore apo ekspertësh, që do të qëndronte një periudhë relativisht të gjatë dhe do të përgatiste disa standarte, jo vetëm për zgjedhje të ndershme, por edhe për një shoqëri më të ekuilibruar, për kontroll më të madh pushtetesh, për një sistem të ndryshëm zgjedhor dhe për korigjime të nevojshme kushtetuese.

Bashkë me protestat, molotovët, njollat e zeza mbi dritaren e Ramës ka rënë edhe mbrojtja e këtyre parimeve. Tani slogani i ri i opozitës është: “Zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme”.

Por, ky ndryshim kursi i artikuluar nga disa prej udhëheqësve kryesor të saj ka disa probleme serioze.  Dhe ato nuk qëndrojnë vetëm në faktin se ikja e Ramës nuk përbën më një kusht të panegociueshëm. Kjo tërheqje që edhe e vetme do të mjaftonte për të dekurajuar militantët e PD dhe LSI, është e keqja më e vogël. Sepse ajo pasohet automatikisht nga një tjetër: Duke u përballur në zgjedhjet e parakohshme që i sheh si “zgjidhjen e vetme” me Ramën kryeministër, opozita do të përballet njëkohësisht me falangat e banditëve të tij, me grabitësit e votave, me pushtetin e oligarkëve që rrjepin prej shtatë vitesh buxhetin e shtetit, me armiqësinë e mediave të mëdha që janë shndërruar në autoporlantë të qeverisë.

Kështu mposhtja e Ramës bëhet një mision pothuajse i pamundur edhe sikur 100 palë zgjedhje të parakohshme të organizojë ai vetë.

Por edhe sikur të imagjinosh që kjo mrekulli ndodh, pra që pesha e skandaleve, korruptimi deri në palcë, dështimi me negociatat, zbrazja e buxhetit ,ta shkërmoqin këtë pushtet autoritar, ky do të qe një rotacion që nuk do ti duhej askujt.

Pra nëse në një situatë hipotetike, me zgjedhje të parakohshme, do kishim një rokadë të Lulit me Edin, ku lideri i ri, kushdo që të ishte, do të kishte në dorë të bënte sërish natën e fundit, listat personale të deputetëve, pastaj të zgjidhte pa pyetur askënd ish mantenutat e tij për ministre, pastaj të ruante privilegjin kushtetues të pothuajse pa rrëzueshmërisë nga kuvendi, pastaj ta kapte pushtetin deri në atë pikë sa të ndikonte mbi prokurorinë dhe gjykatat e reformës së re në drejtësi, ky lloj rrotacioni nuk i duhej askujt. Sepse ai nuk do të pillte asnjë farë ndryshimi.

Kur nën ethet e revolucionit, nën efektin e molotovëve dhe protestave të vazhdueshme, opozita propozonte një qeveri tranzitore, me ca objektiva për të shtruar shtratin e transformimit të shoqërisë, ajo afroi me shpresë rreth vetes edhe njerëz dhe individualitete përtej elektoratit të saj të zakonëshëm. Dhe ata u joshën jo ngaqë donin Bashën, Kryemadhin apo Berishën, por sepse i grishte sfida e një ndryshimi sado të vogël. Dhe kjo shtresë që përbën tharmin e pjesë gri të elektoratit, ka herë pas here forcën për të ndryshuar ekuilibret në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Duke u sjell si tani, duke harruar gjithçka përpos zgjedhjeve të shpejta, opozita rrezikon të humbë shumë. Ajo riskon njekohësisht të dekurajojë edhe militantët e saj radikalë që nuk e honepsin dot kryeministrin aktual edhe atë pjesë jashtë saj që e afroi me premtimin e një ndryshimi cilësor.

Prandaj, sa nuk është vonë, nëse nuk ka më këllqe të organizojë protesta dhe të ndezë zjarr, opozita duhet ti kthehet së paku ideve që i mbajtën ndezur të parat.

Përndryshe, duke besuar tek marrëveshjet e fshehta dhe zgjedhjet e parakohshme që mund ti’a zgjasin si cohën e kuqe një demi budalla, ajo nuk do të prodhojë dot rrezultat tjetër, përpos atij që mori në qershorin e 2017-ës. /Lapsi.al

 

Tags: ANDI BUSHATIbashaBerishaKryemadhi

TË LIDHURA

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Next Post
Teatri Kombëtar/ PD padit arkitektin danez të projektit

Letra/ Teatri Kombëtar i Lisbonës mbështet protestën e Teatrit Kombëtar në Tiranë

Blindohet Vlora, priten arrestime të bujshme pas prangosjes së vëllezërve Basho

Blindohet Vlora, priten arrestime të bujshme pas prangosjes së vëllezërve Basho

A do të vazhdojë të jetë Edi Reja trajner i Kombëtares?

A do të vazhdojë të jetë Edi Reja trajner i Kombëtares?







JU REKOMANDOJMË

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan
Aktualitet

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

by mirseda
21:23 | 28/10/2025
0

Në renditjen e përgjithshme të Indeksit të Sundimit të Ligjit 2025 (World Justice Project), Shqipëria renditet në...

Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

21:18 | 28/10/2025
Aksidentohet ish-banorja e BBV: Shkova deri te Zoti, por më ktheu prapë

Aksidentohet ish-banorja e BBV: Shkova deri te Zoti, por më ktheu prapë

20:18 | 28/10/2025
Ushtria izraelite nis sulmet, raportohet për viktima në Gaza

Ushtria izraelite nis sulmet, raportohet për viktima në Gaza

20:16 | 28/10/2025
3 vrasje sot; Bozdo: Shqipëria tronditet nga krimi, qeveria nuk garanton rendin

3 vrasje sot; Bozdo: Shqipëria tronditet nga krimi, qeveria nuk garanton rendin

19:55 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com