Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Tragjedia në familje, katër invalidë në mjerim: Jetojmë në errësirë, si të ishim në pus

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Tragjedia në familje, katër invalidë në mjerim: Jetojmë në errësirë, si të ishim në pus

Tragjedia ka pllakosur në familjen Mustafa. Mes vështirësive ekonomike, iu duhet të përballen edhe me probleme shëndetësore. 3 nga fëmijët janë të prekur nga sëmundja e epilepsisë. Por, pamundësia për tu kuruar, ka bërë që sëmundja sa vjen edhe të degradohet. Duke i lënë në karrige me rrota për vite me radhë.

Jetojnë në fshatin Kuç, në Vorë. Dhe për të shkuar deri atje, duhet të përshkohet një rrugë e cila është në gjendje shumë të keqe. Ndaj e kanë të pamundur të vizitohen. Teksa prindërit janë në moshë të thyer, i vetmi që mund të kujdeset për tre invalidët, është vëllai i madh dhe bashkëshortja e tij.

“Jeta ka qenë shumë e vështirë. Deri katër muajshe, goca e madhe ka qenë shumë mirë. E kapi epilepsia dhe e pengoi menjëherë. E çova, e vizitova dhe e shtrova në spital. Por, atje më tha doktori që ta merrja.

Edhe çuni po ashtu. I jepnin ilaçe, ia bënim por ai nuk kishte asnjë përmirësim. Kemi qëndruar gjithmonë me shpresën se do të ecë. Pasi dhe doktorët na thanë që do të ecte me vonesë. Por, as djali nuk eci.

Po njëjtë edhe goca e vogël, edhe pse ajo ka qenë pak më mirë. E çonim në shkollë, sepse sapo e kapi sëmundja. Dhe nuk e kapi me temperaturë.

Por, të tre kanë shumë kohë që nuk janë vizituar. Se sidomos tani që janë rritur, unë nuk kam ku t’i mbaj e t’i çoj. Pasi dhe rruga është shumë e keqe, doktorët e shkretë nuk vijnë se është larg”, me lot në sy rrëfen mamaja.

Arta, vajza e vogël e familjes ka lënë shkollën pa nisur ende klasën e katërt, si pasojë e talljeve nga bashkëmoshatarët. Por, edhe sepse askush nuk kishte mundësi ta shoqëronte me karrocë deri në shkollë.

“Jam 37 vjeçe, nuk i thonë pak. Janë 37 vite që mendohem se kur do të vijë një ditë që do të eci. Por, dita nuk erdhi për mua.

Unë deri në klasë të katërt e kam bërë shkollën, sepse më shanin shokët e shoqet. Se fëmijët nëse janë mirë, sa shohin një me pengesa, vetëm e shajnë. Kisha zor dhe prandaj e lashë. Por, më vjen shumë keq që e lashë shkollën, jam penduar shumë. Edhe pse sharja e fëmijëve nuk ka qenë arsyeja e vetme. Pasi shkolla është shumë lart dhe duke qenë se trupi sa vinte dhe më linte, nuk kisha si të shkoja.

A keni parë kur futet njeriu në pus, që është vetëm errësirë. Ashtu jemi në të tre, tamam si të jemi në pus, nuk kemi asnjë dritë.”

Ndërkohë, Gentiani me një shpresë të venitur kërkon veç të shërohet. Ose të paktën të dal, pasi për vite me radhë është i mbyllur.

“Shpresa kam pak besoj, por se di. Unë nuk dua asnjë gjë, kam qejf vetëm të bëhem mirë. Pastaj të nis e punë, por vetëm të bëhem mirë. Të eci si gjithë shokët. Të shoh diçka me këta sy, se vetëm mbyllur kam qëndruar. As nuk e mbaj mend se sa kohë jam në këtë gjendje, e që rri i mbyllur. Por, shumë kohë.”

Pas tërmetit që tronditi vendin, shtëpia e familjes është bërë e pabanueshme. Ndaj prej më shumë se tre javësh, pjesëtarët qëndrojnë në një çadër. Në kushte mizore dhe të rrezikshme, veçanërisht për Suzanën, Gentianin dhe Artën.

“Ne jemi trembur shumë prej tërmetit, pasi ishim brenda. Ishim gati duke vdekur. Më dha Zoti fuqi që arrita të nxjerrë fëmijët njëherë jashtë. Pastaj nxora burrin, se dhe ky është me sëmundjen e Parkinsonit. Ne te kjo çadra flemë me turne, se nuk ka vend. Jemi në qiell të hapur dhe nuk e di se si do t’ia bëjmë tani që fillon dimri. Pasi këtu është edhe terren shumë i vështirë. Njëherë djali më ka rënë, pasi kishte rrëshqitur karroca.

Mjerë kujt i bie halli. Ne kërkojmë vetëm dy dhoma atje në Vorë, që fëmijët të jenë më afër vizitave. Dhe të mos iu rrezikohet jeta kështu.”

Apelin tronditës e ka publikuar drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari. I cili bën thirrje njerëzve që të bashkohen për të ndihmuar familjen Mustafa. Për t’i ndezur pak fije shpresë Suzanës, Gentianit dhe Artës./ TIRANA TODAY

Tags: apelfamilja mustafafondacioni “Fundjavë Ndryshe”Invalidësëmundja e epilepsisë

TË LIDHURA

Flota e pastrimit e Tiranës zgjerohet me mjete të reja, Mëngra: Qytetarët ta mbajnë pastër
Aktualitet

Flota e pastrimit e Tiranës zgjerohet me mjete të reja, Mëngra: Qytetarët ta mbajnë pastër

15:14 | 17/10/2025
Ndryshime në polici/ Dhimitraq Ziu emërohet drejtor i Sigurisë Publike
Aktualitet

Ndryshime në polici/ Dhimitraq Ziu emërohet drejtor i Sigurisë Publike

15:10 | 17/10/2025
LAJMI I FUNDIT/ Një person ka vrarë veten me armë zjarri brenda një poligoni
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Një person ka vrarë veten me armë zjarri brenda një poligoni

13:54 | 17/10/2025
Next Post
Video/ Rama del me urgjencë LIVE për negociatat: Macron ka qasje tjetër, dielli do të dalë sërish të nesërmen

Video/ Rama del me urgjencë LIVE për negociatat: Macron ka qasje tjetër, dielli do të dalë sërish të nesërmen

Kanceri i gjirit/ Manastirliu: Mamografia, e detyrueshme

Kanceri i gjirit/ Manastirliu: Mamografia, e detyrueshme

Alarm për bombë në makinën e gjyqtarit, një telefonatë e sinjalizoi

Alarm për bombë në makinën e gjyqtarit, një telefonatë e sinjalizoi







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Flota e pastrimit e Tiranës zgjerohet me mjete të reja, Mëngra: Qytetarët ta mbajnë pastër
Aktualitet

Flota e pastrimit e Tiranës zgjerohet me mjete të reja, Mëngra: Qytetarët ta mbajnë pastër

by mirseda
15:14 | 17/10/2025
0

Shtimi i flotës së re të mjeteve të pastrimit vjen si pjesë e përpjekjeve të Bashkisë së...

Ndryshime në polici/ Dhimitraq Ziu emërohet drejtor i Sigurisë Publike

Ndryshime në polici/ Dhimitraq Ziu emërohet drejtor i Sigurisë Publike

15:10 | 17/10/2025
Protesta për UÇK/ “Hashim Thaçi”, qytetarët brohorasin emrin e ish-presidentit të Kosovës në Tiranë

Protesta për UÇK/ “Hashim Thaçi”, qytetarët brohorasin emrin e ish-presidentit të Kosovës në Tiranë

15:08 | 17/10/2025
BIRN: Tjetërsimi i qindra votave në Qarkun e Fierit kalon pa ndëshkime

BIRN: Tjetërsimi i qindra votave në Qarkun e Fierit kalon pa ndëshkime

15:06 | 17/10/2025
LAJMI I FUNDIT/ Një person ka vrarë veten me armë zjarri brenda një poligoni

LAJMI I FUNDIT/ Një person ka vrarë veten me armë zjarri brenda një poligoni

13:54 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com