Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Humori i prishur i opozitës me negociatat

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Thellohuni edhe pak, kush ua solli “shtrigën” Jozefinë! 

Nga: Mero Baze

Beteja për hapjen e bisedimeve të Bashkimit Europian me Shqipërinë, tanimë nuk është mes Brukselit e Shqipërisë, por mes Brukselit në një anë, dhe Parisit e Amsterdamit në anën tjetër. Thirrja e sotme e zyrtarëve dhe përfaqësuesve më të lartë të Bashkimit Europian, drejtuar vendeve anëtare për të votuar hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë, është ilustrim i kësaj beteje.

Shqipëria dhe Maqedonia po presin 18 tetorin, të pafuqishme për ta ndryshuar fatin e tyre, duke qenë në dorë të Francës, e cila kërkon të ndalë hovin e zgjerimit të Europës dhe në dorë të Holandës, që ndjehet e bezdisur nga vende si Shqipëria.

Votimi në Bundestag pro Shqipërisë e Maqedonisë, dhe izolimi i problemit tek Franca dhe Holanda, e kthejnë 18 tetorin më shumë një ngjarje për Bashkimin Europian, se sa një ngjarje për dy vende të Ballkanit Perëndimor.

Por përtej kësaj, në Shqipëri opozita po përpiqet të ndryshojë humorin rreth negociatave, sipas lajmeve të mira apo të këqija që dëgjon.

Ajo po i bashkangjitet dështimit të mundshëm të hapjes së bisedimeve si një  ngjarje shqiptare, njësoj si vrapoi t’i bashkangjitej suksesit, pas votimit pro  nga Bungestagu.

Lulzim Basha, i cili shpreson deri në fund tek “Jo” e Holandës, që është edhe atdheu i gruas dhe fëmijëve të tij, tha sot se nëse Holanda dhe Franca thonë “Jo” për Shqipërinë, atëhere qeveria shqiptare është përgjegjëse për mos hapjen e bisedimeve.

I njëjti person një javë më parë, kur Bundestagu votoi për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë, edhe pse ka lobuar me para dhe lobistë politik për ta bllokuar, pa pikë turpi doli e tha se Bundestagu votoi pro, pasi PD dhe ai ishin përpjekur që ta bindnin.

Tani që hapja e negociatave nuk është më në dorë tone, kjo është e qartë. Bile siç po shikohet, nuk është më as në dorë të Brukselit, por të dy kryeministrave të dy vendeve të Bashkimit Europian.

Ndaj dhe realisht nuk ka nevojë më për debat të brendshëm. Mjafton që bisedimet po hapen në vitin 2019, për t’u ndjerë të gjithë përgjegjës.

Por meqë Basha nuk rri dot pa folur, ai duhet ta ndajë këtë punë, nëse është nga ata që luftojnë për t’u hapur negociatat, apo ata që lobojnë për të kundërtën.

Meqë bëri sikur kishte lobuar pro në Gjermani, kur Bundestagu vendosi të hapë dritën jeshile, le të hidhet ca ditë në Holandë, se me këtë rast vadit dhe lulet tek shtëpia e tij, dhe t’i bindë holandezët, që nuk jemi vend kriminelësh, dhe Holanda të mos na bllokojë.

Kështu ikën dhe ai fiksimi që kanë në Holandë, se ne çojmë atje vetëm kriminelë, pasi ka dhe familje si ajo e Lulzim Bashës.

E di që është kërkesë e tepëruar, pasi Holanda i merr vendimet për llogari të veta, por opozita duhet ta ndajë mendjen se si duhet të sillet me këtë histori.

Lulzim Basha një ditë bën sikur gëzohet që u hapën negociatat e një ditë gëzohet realisht, kur i duket sikur nuk do hapen.

Edhe nëse ndodh të na bllokojë Franca e Holanda, edhe nëse na japin dritën jeshile, ne nuk kemi më asgjë në dorë. As opozita nuk prish dot punë më shumë se ka prishur.

Ndaj është më mirë ta shijojë në heshtje gëzimin nëse Holanda e Franca na bllokojnë, dhe ta kafshojë gjuhën nëse na japin dritë jeshile. Se të paktën nuk duken qesharakë.

 

Tags: bemero bazeshqiperia

TË LIDHURA

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
Next Post
Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës/ 1 i vdekur e 4 të plagosur

Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës/ 1 i vdekur e 4 të plagosur

Përplasen dy automjete, humb jetën 19-vjeçari

Përplasen dy automjete, humb jetën 19-vjeçari

Donald Trump vendos, ja kush është i dërguari i tij në bisedimet Kosovë-Serbi

Donald Trump vendos, ja kush është i dërguari i tij në bisedimet Kosovë-Serbi

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Djali i Thaçit shpërndan ftesën për protestën e 7 gushtit
Kosovo

Djali i Thaçit shpërndan ftesën për protestën e 7 gushtit

by mirseda
21:55 | 05/08/2025
0

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 7 gusht kanë thirrur protestë. E...

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier

21:39 | 05/08/2025
BM nis zbatimin e marrëveshjes me Francën për kthimin e emigrantëve

BM nis zbatimin e marrëveshjes me Francën për kthimin e emigrantëve

21:26 | 05/08/2025
Trageti mbytet dhjetë minuta pas nisjes në bregun e Glaros, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Trageti mbytet dhjetë minuta pas nisjes në bregun e Glaros, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

19:56 | 05/08/2025
Kristjan Asllani refuzon klubin e sapongitur në Serinë A, e ardhmja e tij tek Interi mbetet pezull

Kristjan Asllani refuzon klubin e sapongitur në Serinë A, e ardhmja e tij tek Interi mbetet pezull

19:44 | 05/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com