Kryetari i partisë së PBDNj-së, Vangjel Dule ka folur për kushtet e palës greke të vendosura ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
I ftuar këtë të mërkurë në “Top Talk”, Dule ka përsëritur deklaratën e kryeministrit Mitsotakis, i cili ka thënë se nëse nuk respektohen pakicat greke, nuk do të japin një vendim pozitiv.
“Së pari, Greqia ka qenë dhe ka bërë avokatinë më sistematike pro proceseve integruese të Shqipërisë, do të jetë si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian. Çështja e shtruar nga ana e kryeministrit grek është çështja e pronave, të cilat janë objekt grabitjeje nga zoti Rama dhe klientët e tij dhe e dyta është e drejta e vetëdeklarimit, e cila duhet të ishte realizuar, e ka premtuar, që në maj të 2018-s dhe sot jemi në tetor të 2019-s dhe ende nuk e ka plotësuar këtë kusht ndaj Bashkimit Evropian”, deklaroi Vangjel Dule.