Delegacioni gjerman i CSU-së që vizitoi Ministrinë e Drejtësisë mbështet dhe vlerëson ministren Etilda Gjonaj për reformat e ndërmarra mbi fuqizimin e shtetit të së drejtës. Përgëzimet për rezultatet e arritura, Gjonaj i cilësoi “motivuese”.
“E nderuar që vizita e delegacionit gjerman në Ministrinë e Drejtësisë, ishte e mbushur me mesazhe pozitive për atë çka kemi bërë, atë çka po bëjmë dhe atë që kemi premtuar se do të bëjmë deri në përmbushjen e objektivave tona të cilat janë të përputhura me standardet europiane”, shkruan Gjonaj në “Facebook”.
Po ashtu, ministrja falenderoi deputetët gjermanë të kryesuar nga Thomas Kreuzer për përkrahjen e ofruar.