Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Pacientët e hemodializës pa shërbim, spitali i Gjirokastrës në kushte të mjerueshme

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pacientët e hemodializës pa shërbim, spitali i Gjirokastrës në kushte të mjerueshme

Një ndër krenaritë e Kryeministrit Edi Rama ka qenë gjithmonë partneriteti publik-privat për hemodializën. Por që në vitin 2016, pacientët janë ankuar pranë emisionit “Stop” se mungojnë reagentët për të bërë analizat specifike. Ndërsa në vitin 2017, Ministria e Shëndetësisë i reduktoi buxhetin e transportit këtyre pacientëve.

Këtë radhë, emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar problematikën në spitalin e Gjirokastrës. Në këtë spital ka 52 pacientë që shkojnë nga qytetet e jugut dhe kanë probleme me transportin, kryerjen e analizave të caktuara dhe kostot e midekamenteve.

Pacient: Marr taksi 14 mijë Lekë dhe vij.

Gazetarja e Stop: Ja u siguron Ministria e Shëndetësisë këtë pagesën?

Pacient: Jo!

Gazetarja e Stop: Sa përfiton?

Pacient: 1 Euro. Ka urban thotë, të vish me urban. Unë s’vij dot.

Gazetarja e Stop: I kryen Spitali i Gjirokastrës analizat e feterinisë dhe paratenomonit?

Pacient: Jo. Pagova 40 mijë vetëm për disa 2-3 analiza që s’bëhen në spital.

Sikur të mos mjaftonin këto, edhe kushtet në pavionin e hemodializës janë mjerane. Muret me lagështirë dhe myk, por nuk mungojnë as vendgrumbullime të mbeturinave.

Mjek: Aktualisht janë duke kryer procesin e hemodializës 53 pacientë. Vijnë nga rrethi i Sarandës, Delvinë, nga Përmeti, Këlcyra, nga Tepelena, Memaliaj, Gjirokastra, Libohova. Pacientët e largët nga Saranda, Tepelena, Përmeti, të vijnë turnin e parë për të bërë procesin e dializës. Dhe vendalinjtë vijnë pas atyre. Për arsye se ata vijnë nga larg dhe duhet t’u krijojmë komoditetin që të ikin shpejt në shtëpi.

Gazetarja: Kushtet higjieno-sanitare lënë për të dëshiruar. E keni ngritur ju si shqetësim?

Mjek: Kushtet brenda gjatë procesit të hemodializës janë mëse normale. Tek korridori është ajo lagështia që ne kemi parë, por është e vjetër dhe ka ngelur. Pavarësisht se drejtoria e ka lyer deri më sot.

Gazetarja: Ka pasur problematika përsa i përket analizave specifike të kësaj sëmundje dhe për sa kohë?

Mjek: Duhet që të pyesim lart. Për këtë çështjen e transportit realisht e kanë parashtruar. Me ato që thonë se nuk janë të kënaqur, ne me çmimin e rimbursimit, për arsye se atyre u shkon dyfish ose trefish ardhja dhe vajtja në banesën e tyre. Çmimi i rimbursimit është në bazë të listës së vjetër që ka pasur Ministria e Transporteve.

Drejtori i spitalit të Gjirokastrës, i kontaktuar me telefon nga gazetarja e “Stop”, tha se ishte vetë me probleme shëndetësore.

Drejtori i spitalit Gjirokastër: O Odeta, unë jam në spital i sëmurë, po operohem.

Në mungesë të tij, gazetarja e “Stop” bisedoi me drejtorin ekonomik Martin Merkaj, i cili tha se drejtoria ka për detyrë mirëmbajtjen e kushteve dhe jo investimet. Ndërsa pajisja e dializës kishte pësuar një probleme teknik dhe do të rregullohej.

Drejtori Ekonomik, Martin Merkaj: Nuk më intimidon dot aspak në rregullat e mia. Spitali rajonal nuk kryen investime, kryen vetëm mirëmbajtje. Kushtet ju i keni parë, pastërtia ka qenë absolute. Flasim për repartin e hemodializës tani. Ne i pastrojmë tre herë në javë mbeturinat. Para dy ditësh, një pajisje mjekësore ka pësuar defekt. E presim të riparohet sot. Juve nëse do të vinit nesër, sigurisht që nesër do të bëheshin ato analiza. Koincidencë që erdhët sot, dhe nuk bëhen analizat sot. Po të vini nesër sigurisht që do të bëhen. Për pjesën e transportit, atyre iu ribursohet, sipas listës së rimbursuar. /tvklan.al

 

Tags: emisioni STOPpacientëtspitali rajonal

TË LIDHURA

Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!
Politikë

Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!

18:36 | 18/03/2026
Pas një viti pezullim, Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës ndaj Trump
Aktualitet

Pas një viti pezullim, Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës ndaj Trump

17:27 | 18/03/2026
E rëndë/ Ndërron jetë 45-vjeçari nga aksidenti në Korçë-Maliq
Aktualitet

E rëndë/ Ndërron jetë 45-vjeçari nga aksidenti në Korçë-Maliq

17:22 | 18/03/2026
Next Post
Skema e rimbursimit të ilaçeve, mjekët nën presion për të mos dhënë barna të shtrenjta

Skema e rimbursimit të ilaçeve, mjekët nën presion për të mos dhënë barna të shtrenjta

Rudina Hajdari bën ‘për një lek’ Metën, tregon skenarin: Zgjedhjet do shtyhen me një muaj

“Venecia”, Rudina Hajdari reagon pas draft-raportit

Raporti i Venecias, me datë të manipuluar? Spiropali i përgjigjet zëdhënësit të Metës

Raporti i Venecias, me datë të manipuluar? Spiropali i përgjigjet zëdhënësit të Metës







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!
Politikë

Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!

by mirseda
18:36 | 18/03/2026
0

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Elisa Spiropali është shprehur se heqja e masave të BE ndaj Kosovës...

Irani kërcënon SHBA: Hakmarrje e shpejtë pas sulmeve energjetike

Irani kërcënon SHBA: Hakmarrje e shpejtë pas sulmeve energjetike

18:30 | 18/03/2026
Vizë amerikane/ Garanci 15 mijë $ dhe 12 shtete të reja në listë nga Trump

Vizë amerikane/ Garanci 15 mijë $ dhe 12 shtete të reja në listë nga Trump

18:03 | 18/03/2026
Aksident tragjik në një resort skish në Zvicër, ndërron jetë një person

Aksident tragjik në një resort skish në Zvicër, ndërron jetë një person

17:55 | 18/03/2026
Pas një viti pezullim, Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës ndaj Trump

Pas një viti pezullim, Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës ndaj Trump

17:27 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com