Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vuçiç: Amerika s’do konflikt mes Kosovës e Serbisë, s’duam as ne

6 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Vuçiç: Amerika s’do konflikt mes Kosovës e Serbisë, s’duam as ne

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara që të zgjidhin problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi nuk dëshirojnë që ky problem të mbetet konflikt i ngrirë edhe për dhjetë vjet të tjera apo më shumë. Sipas tij një qëndrim i tillë është edhe në interes të Serbisë gjithashtu . Në një intervistë për “Tv Pink” ai ka folur edhe për takimin e shkurtër që ka pasur me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke thënë se nuk dëshiron që ta shesë si spektakël një takim që ka zgjatur vetëm pak minuta.

Lidhur me takimet që ka pasur me Përfaqësuesin e Lartë të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe zyrtarin tjetër të Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, Vuçiç ka thënë se SHBA-të janë të interesuar që të zgjidhin problemin ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, raporton “Gazeta Express”.

“Çfarë do ta veçoja si pozitive është që amerikanët flasin në mënyrë racionale, pavarësisht faktit që disa prej ideve tona nuk do të pranohen. Por ata dëshirojnë që të na dëgjojnë dhe të përpiqen drejt gjetjes së një zgjidhje”, ka thënë Vuçiç. Sipas tij një gjë e tillë tregon se SHBA-të kanë bërë një përparim të vogël.

“Fakti që amerikanët nuk dëshirojnë një ‘konflikt të ngrirë’, është gjithashtu edhe në interesin e Serbisë”, ka thënë Vuçiç, pasi sipas tij ekziston pyetja se kur një konflikt i tillë mund të ‘shkrihet’, apo të shndërrohet në një konflikt më vete. Presidenti serb në fund ka folur edhe për fushatën e Serbisë kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke thënë se tetë për qind e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara “kanë tërhequr njohjen apo janë në proces të heqjes së njohjes për Kosovën”.

Në New York ka qëndruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, megjithatë nuk ka pasur ndonjë takim në mes tij dhe Vuçiç-it.

Presidenti serb ka thënë se do të dëshironte të takohej dhe me Thaçin, por që sipas tij ai “po shëtit korridoreve të New York-ut”. Nuk ka munguar as përgjigja e Thaçit lidhur me këtë deklaratë të kreut të shtetit serb.

Kreu i shtetit kosovar i ka thënë Vuçiç-it se deklaratat e tilla janë qesharake. “Mua më vjen mirë që Vuçiç ka hyrë në dyert e OKB-së përmes njerëzve të Kosovës, ndërsa në anën tjetër dëshiroj të theksoj se këto që thotë Vuçiç janë qesharake. Nëse ai ka hyrë nga tavani në selinë e OKB-së, ne kemi hyrë nga dera”, ka thënë Thaçi.

Tags: AmerikakonfliktkosoveVucic

TË LIDHURA

Greqia forcohet ushtarakisht me 16 raketa Exocet MM40 Block 3C
Rajoni

Greqia forcohet ushtarakisht me 16 raketa Exocet MM40 Block 3C

10:32 | 23/05/2025
Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta
Aktualitet

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

22:24 | 22/05/2025
Shqiptari i vrarë në Greqi, kushëriri i viktimës: Autori ishte mik, të gjithë e njihnim
Aktualitet

Shqiptari i vrarë në Greqi, kushëriri i viktimës: Autori ishte mik, të gjithë e njihnim

22:13 | 22/05/2025
Next Post
Ngrohja globale, Greta dhe basti i Paskalit

Ngrohja globale, Greta dhe basti i Paskalit

“Zëri i Amerikës”/ Jozefina Topalli flet për një lëvizje të re politike

“Zëri i Amerikës”/ Jozefina Topalli flet për një lëvizje të re politike

Rama flet për takimin me Trump: Çfarë më tha për Shqipërinë

Rama flet për takimin me Trump: Çfarë më tha për Shqipërinë

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

Rizarta dhe Shkëlzeni në një lidhje? Dy ish-banorët e BBV 4 reagojnë për herë të parë
Showbizz

Rizarta dhe Shkëlzeni në një lidhje? Dy ish-banorët e BBV 4 reagojnë për herë të parë

by mirseda
11:01 | 23/05/2025
0

Disa nga ish-banorët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ndodhen me pushime së bashku, për...

‘Zara u bë luksoze’, Emina Çunmulaj qan hallin e rritjes së çmimeve

‘Zara u bë luksoze’, Emina Çunmulaj qan hallin e rritjes së çmimeve

10:46 | 23/05/2025
U arrestuan në operacionin “Ura”! 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO për masën e sigurisë

U arrestuan në operacionin “Ura”! 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO për masën e sigurisë

10:35 | 23/05/2025
Greqia forcohet ushtarakisht me 16 raketa Exocet MM40 Block 3C

Greqia forcohet ushtarakisht me 16 raketa Exocet MM40 Block 3C

10:32 | 23/05/2025
U arratis nga burgu në Itali, RENEA arreston të shumëkërkuarin Xhevdet Plaku

U arratis nga burgu në Itali, RENEA arreston të shumëkërkuarin Xhevdet Plaku

10:29 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com